Staffordshire University
Kam qenë i lidhur me Institutin “Riinvest” qysh nga viti 1998 dhe i kam vizituar ata disa herë gjatë çdo viti që nga atëherë. Kam punuar me ta në projekte të ndryshme kërkimore, konferenca dhe aktivitete edukative siç janë ato të shkollave verore. I kam shikuar duke lëvizur nga një vend në tjetrin çdo vit dhe kam vërejtur fytyra të reja çdo herë që i kam vizituar. Unë i kam parë ata të rriten jo vetëm në numër, por më e rëndësishmja në cilësinë e punës së tyre dhe pjekurinë e stafit të tyre të ri. Kam parë udhëheqjen e Institutit duke u transferuar nga brezi i vjetër, themeluesit, te brezi i ri, i cili ka punuar shumë për t’i arritur këto avancime, zhvillimin e njohurive të tyre, kualifikimet dhe aftësitë gjatë këtij rrugëtimi. Derisa në vitet e mëparshme ata u mbështetën shumë në ndihmën e konsulentëve të huaj për projektet e tyre, gradualisht zhvilluan dhe ndërtuan aftësitë dhe kapacitetet e tyre, kështu që pjesën më të madhe të punës tani e bëjnë vetë pa pasur nevojë të kenë ndonjë konsulent të huaj pranë.
Ky ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për Institutin “Riinvest”, themeluesit e tij, udhëheqësit e tanishëm , atij të kaluarit si dhe stafit të tij. Përgjatë viteve, Instituti ka qenë një terren trajnimi për shumë të rinj kosovarë, të cilët ka punuar atje për disa vjet rresht dhe janë zhvendosur për të punuar në institucione dhe kompani të tjera, ku kanë përdorur atë që kanë mësuar në “Riinvest”. Instituti “Riinvest” ka qenë fantastik në investimin e tij në kapitalin njerëzor dhe, edhe pse jo gjithmonë ka pasur përfitim të drejtpërdrejtë nga ky investim, të paktën ka bërë një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e nivelit intelektual dhe akademik te disa gjenerata të studiuesve dhe akademikëve të Kosovës.
Tre faktorë e kanë bërë “Riinvest”-in të veçantë për mua. Së pari, ata gjithmonë kanë punuar me integritet dhe pavarësi dhe kurrë nuk u janë nënshtruar ndikimeve dhe presioneve politike. Ata asnjëherë nuk kanë qenë të varur nga Qeveria dhe për këtë arsye kanë qenë në gjendje që t’i ndjekin dhe realizojnë objektivat e tyre pa u shqetësuar në lidhje me reagimin e qeverisë apo donatorëve për hetimet e tyre. Ata mund të kenë paguar një çmim për pavarësinë dhe integritetin e tyre, por ia ka vlejtur.
Së dyti, ata kanë qenë gjithmonë të gatshëm që të mbështesin stafin e tyre të ri, në mënyrë që t’i përmirësojnë njohuritë e tyre dhe të rrisin nivelin e tyre intelektual për t’u bërë hulumtues më të mirë. Edhe pse shumë prej tyre u larguan nga Instituti pas arritjes së kualifikimeve më të larta, kjo nuk e ndali Institutin që t’i përkrahë gjeneratat e ardhshme të stafit të tyre. Përkundrazi, ata vazhduan të ofrojnë mundësi të vetëpërmirësimit për stafin e tyre pavarësisht nëse ata vendosnin të qëndronin me institutin apo jo. Jo shumë institucione këtu në Kosovë ose në vendet perëndimore janë aq bujare me stafin e tyre. Por pastaj, jo shumë institucione në Kosovë ose në vendet perëndimore gëzojnë një respekt dhe dashuri të tillë nga ana e stafit të tyre aktual apo të mëparshëm .
Së treti “Riinvest”-i ka luajtur edhe rolin e një organizate serioze të shoqërisë civile, duke inkurajuar përfshirjen e qytetarëve në debatimin e çështjeve, të cilat kanë pasur ndikim të rëndësishëm në shoqëri dhe ngritjen e vetëdijes publike për shumë çështje- duke filluar nga metodat alternative të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore në fillim të viteve 2000, qeverisjen korporative të bankave dhe ndërmarrjeve të mëdha publike në fund të 2000-s , dhe debati i tanishëm mbi Kompleksin e Minierave të Trepçës. Ky është një shërbim ndaj shoqërisë, i cili nuk është ofruar asnjëherë nga organizata të tjera.
Në 20 vjetët e fundit, Instituti “Riinvest” ka shkuar nga fuqia ose forca, ka zgjeruar shtrirjen dhe cilësinë e punës së tij në mënyrë të konsiderueshme dhe, çka është më me rëndësi, falë themeluesve të tij, brezat e rinj kanë marrë përsipër drejtimin e Institutit. Instituti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për kapitalin njerëzor dhe zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Unë i përgëzoj themeluesit, të përfaqësuar nga profesor Muhamet Mustafa dhe gjeneratën e re të liderëve, të përfaqësuar nga Dr. Lumir Abdixhiku. Le të vazhdojë puna juaj e mirë edhe për shumë mote.