Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Partnerët

DAI

Iniciativa për Zhvillimin Ligjor të Europës Juglindore – Seldi

Shoqata e Politikave Për Një Shoqëri të Hapur – Pasos

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Qendra për Inovacione Sociale (ZSI)

United Nation Development Program – UNDP

Ambasada Norvegjeze Kosovë

Deutsche Gesellschaft Für Internationale Zusammenarbeit (Giz)

Swiss Contact - Zvicër & Kosovë

USAID

USAID-i ka qenë njëri ndër donatorët e parë ndërkombëtarë në vend më 1999, njëkohësisht edhe një partner i qëndrueshëm i Kosovës si dhe njëri ndër mbështetësit më të mëdhenj financiarë që nga atëherë. Falë bujarisë së popullit amerikan, USAID-i ka dedikuar afro $800 milionë gjatë 16 vjetëve të fundit për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, krijimin e institucioneve demokratike, dhe në ndërtimin e një baze për rritje të qëndrueshme.

Gjatë asaj kohe, ne kemi lidhur partneritet me udhëheqësit kosovarë për të ofruar zgjedhje kreative por edhe të qëndrueshme, të cilat shërbejnë për t’i plotësuar nevojat e menjëhershme por edhe ato të ardhshme të qytetarëve të këtij vendi. USAID-i është krenar që përfshin Institutin “Riinvest” në mesin e partnerëve tanë. Duke parë “Riinvest”-in si një ’think-tank’ lider, ne filluam bashkëpunimin me Institutin gati menjëherë, në vjeshtë të 2000-s. Gjatë viteve 2000 dhe 2004, USAID-i i ndihmoi Institutin në zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese dhe në rekomandimin e rregulloreve rreth çështjeve ekonomike.

Një tjetër arsye e rëndësishme e bashkëpunimit tonë ishte të zgjerojmë përfaqësimin e komunitetit biznesor në dialogun për rregulloret. Nëpërmjet partneritetit tonë me “Riinvest”-in, USAID-i ka ndihmuar në themelimin e Aleancës Kosovare të Biznesit, e cila mbetet shumë aktive në promovimin e prodhimeve vendore dhe në këshillimin e Qeverisë për zhvillimin e rregulloreve të favorshme për komunitetin e biznesit në Kosovë. Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave lokale për t’i plotësuar nevojat a qytetarëve të vendit është një parim primar i iniciativës përparuese të USAID-it. Duke përdorur këtë filozofi këtu në Kosovë, ne përpiqemi që me secilin program t’i përgatisim institucionet dhe organizatat tona partnere të marrin përsipër punën që kemi filluar së bashku.

USAID-i është krenar të ketë qenë pjesë e zhvillimit të hershëm të “Riinvest”-it dhe e inkurajoj institutin të vazhdojë fokusin në ofrimin e hulumtimit kualitativ ekonomik, të cilin njerëzit e Kosovës e meritojnë. Puna e institutit ështe shumë e rëndësishme për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për qytetarët e këtij shteti të mirë.

Për fund, do të doja të uroj Institutin “Riinvest“ për shërbimin 20-vjeçar ndaj njerëzve të Kosovës. Ekipi i USAID-it ju dëshiron gjithë të mirat në shënimin e këtij rasti kaq të rëndsishëm.

Sinqerisht,

James Hope

Drejtor Misioni

CIPE

Që nga themelimi i tij, Instituti “Riinvest” dhe CIPE kanë qenë partnerë strategjikë për t’i forcuar institucionet demokratike të Kosovës dhe për të përmirësuar mjedisin e saj rregullator të biznesit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

CIPE ka përkrahur “Riinvest”-in, nën udhëheqjen inspiruese të Dr. Muhamet Mustafës, për të drejtuar zhvillimin dhe rindërtimin ekonomik të Kosovës së pasluftës. Për shkak të suksesit të arritur, “Riinvest”-i shpejt arriti të njihej si lider regjional në hulumtime ekonomike dhe avokim rregullash. Si njëri ndër partnerët më të vjetër dhe njëkohësisht më të besueshëm të CIPE-s, ne vazhdojmë të kemi një marrëdhënie pune produktive me udhëheqjen e re të “Riinvest”-it, me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës në prokurim publik dhe qeverisje korporative në nivel publik dhe privat.

Tregimi i suksesshëm i “Riinvest”-it shërben si inspirim për kolegët e tyre gjithandej botës. Prej të gjithë ne nga familja CIPE, urime edhe për njëzet vjet të tjera!

Me shumë ngrohtësi,

John D. Sullivan

Drejtor Ekzekutiv

Komisioni Evropian

Kur mendoj për Riinvestin, tri gjëra menjëherë më bien ndërmend: se është qendër e prodhimit të diturisë, e ndarjes së edukimit-dhe e pranimit të përvojës së tjerëve. Kur kemi dashur që të kemi një pasqyrë të plotë rreth za­koneve dhe pritjeve të qytetarëve të Kosovës, Riinvesti na ndihmonte me sondazhe. Kur I përmendim qendrat e mira edukative në Kosovë tek kolegët dhe mysafirët tanë që vizitojnë Prishtinën, emri I Riinvestit është njëri ndër emrat që më së shpeshi e përmendim. Dhe unë jam personalisht krenar që kam qenë në gjendje të ndajë disa nga prioritetet tona politike dhe përvojave me studentët Riinvest – por edhe me profesorë!

E gjithë kjo tregon se sot një institucion serioz akademik, duhet të ketë ambicie si arsimore ashtu edhe kërkimore, nëse dëshiron të tërheqë studentët më të mirë dhe të konkurrojë në një treg global akademik. Fokusi i Riinvestit në studime ekonomike dhe hulumtimi është edhe më i rëndësishëm në kontekstin e situatës bashkëkohore të Kosovës. Na pëlqen të themi , e sidomos pas zgjedhjeve të 2014-ës , se Kosova duhet të dyfishojë përpjekjet e saj në fushën e qeverisjes ekonomike. Kjo është loja më e rëndësishme e Kosovës që është duke luajtur - pasi ajo është për fitoren e të gjithë qytetarëve , jo vetëm për disa prej tyre .

Bashkimi Evropian mbështet aktivitetet, të dedikuara për zhvillimin ekonomik , punësimin dhe mirëqenien . Ju i dini shumë mirë prioritetet tona : zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia mund të jenë të motivuar më së miri nëpërmjet ekonomisë së tregut duke përmirësuar politikat fiskale për promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përmirësimin e mjedisit biznesor. Ne mbështesim fokus të fortë mbi bujqësinë dhe kemi kuptuar se me rëndësi është që Kosova ka treguar potencial të fuqishëm në zhvillimin e turizmit .

Por më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi solemne të 20 viteve të punës suaj për të theksuar rëndësinë e të përqëndruarit në sektorë të tillë të rritjes të orientuar kah arsimi. Derisa investimet në arsim nuk japin rezultate të menjëhershme , janë një parakusht absolut për Kosovën për të zhvilluar një shoqëri të bazuar në dije dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik . Kjo duhet të bëhet në një mënyrë gjithë-përfshirëse , duke përfshirë shoqërinë civile , bizne­set , investitorët e huaj dhe madje edhe mediat .

Shoqëria lulëzon në qoftë se zhvillimi ekonomik është në nivel- por në fakt prova më e mirë e një lulëzimi të tillë shihet në fusha tjera më të buta, por që janë thelbësore për jetën shoqërore , sikurse arsimi, shëndetësia, shkenca dhe kultura . Kosova nuk duhet të nënvlerësojë këto fusha sepse ato janë politika të rëndësishme afatgjate zhvillimore.

Dhe është këtu , jo vetëm në kërkim të mundësive të reja , por gjithmonë duke insistuar në dimensionin njerëzor të zhvillimit të ardhshëm ekonomik dhe rëndësinë e stan­dardeve të larta etike të shoqërisë së bazuar në dije , se institucionet akademike si Riinvesti duhet të gjejnë rolin e tyre - dhe të ardhmen ! Duke njohur stafin e përkushtuar dhe udhëheqjen e tanishme të Riinves-it , unë jam më se i bindur se këto pritje do të përmbushen.

Ju e dini se si. 

Samuel Žbogar

Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë

Si Zyrë Zvicerane për Bashkëpunim, ne gjithmonë kemi punuar krah për krah me partnerët tanë lokalë, me qëllim që të sigurojmë zhvillimin e kapaciteteve lokale si dhe për të siguruar pronësinë lokale të ndërhyrjeve tona. Sapo filluam operimin tonë në fushën e punësimit dhe ekonomisë, ne kontaktuam me Institutin “Riinvest”, i cili në atë kohë ishte i vetmi ‘think-tank’ lokal aktiv në fushën e zhvillimit ekonomik. Thuajse përgjatë secilës fazë të zhvillimit programor, ne u takuam me “Riinvest”-in, qoftë për takime informative ose për t’i përdorur studimet e tyre hulumtuese, të cilat gjithmonë na kanë ndihmuar që të kuptojmë më mirë kontekstin e Kosovës dhe trendët e ndërlidhura të saj.

Përveç që kemi përfituar shumë nga njohuritë e Institutit “Riinvest”, ne u patëm pajtuar të fillojmë një bashkëpunim në vitin 2005. Në atë kohë, Instituti “Riinvest” në bashkëpunim me Institutin për Shoqëri të Hapur (OSI), kanë qenë duke implementuar në Kosovë projektin Delta (Zhvillimi i ndërmarrjeve lokale nëpërmjet aksionit dhe aleancës). Qëllimi i këtij projekti ishte ndërtimi i kapaciteteve njerëzore të zyrtarëve komunalë në dizajnimin dhe implementimin e strategjive për zhvillimin e aktiviteteve për projekte ekonomike, në drejtim të krijimit të një mjedisi më të mirë për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në këto komuna. Rreth 5 komuna janë përkrahur në atë kohë nëpërmjet bashkëpunimit tonë me “Riinvest”-in.

Më 2011, bashkë me Institutin “Riinvest”, ne kemi lansuar një raport për përmirësimin e përfshirjes së komunitetit biznesor serb në aktivitetet ekonomike në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti ishte të gjenerojmë një kornizë gjithëpërfshirëse dhe rekomanduese, se si palët e interesit mund të kontribuojnë dhe përkrahin mjedisin biznesor të serbëve të Kosovës, të bizneseve të serbëve të Kosovës, potencialet e tyre për zhvillim, pengesat për zhvillim dhe nivelin e bashkëpunimit me komunitetet e tjera biznesore në Kosovë. Puna hulumtuese dhe raporti ishin përgatitur nga Instituti “Riinvest”.

Në të njëjtën kohë, bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës (MFAD), ne i kemi besuar Institutit “Riinvest” implementimin e Entit të Lehtësimit për Sektorin e hortikulturës në Kosovë; projekt dyvjeçar që synonte të implementonte një hulumtim dhe zhvillim të strukturuar në zinxhirë të veçantë tregu apo sektori për të rritur ndikimin në sektorin e Hortikulturës. I gjithë intervenimi është bërë së bashku me palët kyçe (lokale) të interesit të zinxhirit të vlerës së Hortikulturës që çoi në zhvillimin e një analize të shëndoshë, në gjetjen e mundësive të përbashkëta të tregut dhe implementimin e produkteve të reja dhe teknologjive inovative, që ishin duke u përdorur gjithnjë e më shumë nga aktorët e përfshirë në sektorin e Hortikulturës.

Për momentin, ne kemi një program që synon krijimin e mundësive të punësimit në sektorin privat që është më dinamik dhe gjeneron vende pune shtesë dhe mundësi të të ardhurave. Ky projekt zbatohet nga Swiss Contact dhe Instituti “Riinvest”, të cilët punojnë së bashku nën modalitetin e partneritetit konsorcium.

Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e mirë që kemi pasur me Institutin “Riinvest” deri më tani dhe shpresojmë për një bashkëpunim të suksesshëm në programin aktual të Promovimit të punësimit në sektorin privat/PPSE por edhe për të punuar me “Riinvest”-in në projekte të tjera. Ne dëshirojmë t’i urojmë “Riinvest”-it për punën e bërë deri më tani, për gatishmërinë që të adaptojë mandatin e tij drejt qëllimeve të zhvillimit të vendit dhe për ofrimin e një shërbimi me cilësi të mirë, i cili ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm.

Do të dëshiroja të uroj “Riinvest”-in për 20-vjetorin dhe shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në të ardhmen.

Gjithë të mirat,

Markus Baechler,

Drejtor vendi

Banka Botërore

Rezultatet e dobëta të tregut të punës mbeten thembra e Akilit për ekonominë e Kosovës. Përtej vijës politike, në mes të aktorëve kyçë të akademisë, shoqërisë civile, sektorit privat dhe medias, ekziston një konsensus i gjerë për nevojën e nxitjes së normave dinamike për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjeneruar më shumë vende pune-e sidomos punë më kualitative dhe që paguhet më shumë për qytetarët dhe banorët e këtij vendi. Megjithatë, ekziston një konsensus shumë më i vogël në mes elitës politike dhe shoqërisë lidhur me shtyllat dhe prioritetet kryesore, siç është ajo e një strategjie gjithëpërfshirëse për zhvillim socio-ekonomik që do të drejtonte politikëbërjen ekonomike në dekadat e ardhshme. Në fakt, disa nga debatet më goditëse sillen rreth rolit që sektori privat (gjeneruesi më i rëndësishëm i punësimit) mund dhe duhet të ketë në ekonominë e Kosovës.

Që Kosova të bëhet një vend modern, dinamik, i begatë me pers­pektivat ekonomike të ngjashme me ato që mbizotërojnë në vendet e tjera evropiane, të gjithë aktorët e rëndësishëm të vendit duhet (i) debatojnë dhe unanimisht të dakordohen me përbërësit kryesorë të një modeli të përshtatshëm të rritjes; dhe ( ii ) të inkorporohen (nguliten) elementet kryesore në programet e zhvillimit të qeverive të njëpasnjëshme të formuara nga partitë politike që sot janë në qeveri, opozitë apo ende nuk janë themeluar.

Kosova ka pak forume (funksionale), në të cilat mundësohet de­batimi mbi prioritetet e zhvillimit dhe si e tillë, shtyllat për një rritje modeli ekzistojnë por janë të pakta dhe me shumë përjashtime. Me të dhënat e tij në hulumtime të cilësisë së lartë dhe të përqen­drimit në sfidat kryesore të zhvillimit, gjatë 20 vjetëve të fundit, “Riinvest”-i ka fituar jo vetëm kredibilitetin si një akter i pavarur, profesional me aftësinë e dëshmuar për të prodhuar cilësi të lartë të politikave kërkimore, rigoroze, por edhe të arritshme, por ka shërbyer edhe si një thirrje e fuqishme, e aftë për të sjellë së bashku qeverinë dhe opozitën, politikanët, akademikët, dhe përfaqësues të sektorit privat , shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të zhvillimit të përqendrohen , për të debatuar dhe të kërkojnë e gjejnë marrëveshje mbi sfidat kryesore, duke përfshirë edhe bër­jen e politikave publike, klimën e biznesit, informalitetin ekonomik ose qeverisjen korporative. Në këtë, “Riinvest”-i është një Institut i domosdoshëm hulumtimi (një ‘think-tank’ në kuptimin më të mirë të fjalës), dhe ai mbetet i pakrahasueshëm në forcimin e pozitës së tij në qendër të debatit mbi sfidat e zhvillimit dhe kërkimit të mjeteve për përmirësimin e situatës për bizneset dhe njëkohësisht edhe për qytetarët e këtij vendi. Me rënien e normave margjinale të kontributit për zhvillim nga burimet “tradicionale” të rritjes, ky fakt bëhet edhe më i rëndësishëm për shoqërinë në tërësi të përfitojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që shërbejnë për rritjen e produktivitetit në sektorë kyçë të ekonomisë dhe si e tillë duhet zhvilluar një parametër ekonomik për një rritje më dinamikë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse në vitet dhe dekadat e ardhshme. Dhe kjo, sigurisht, e bën “Riinvest”-in edhe më të domosdoshëm, në vitet dhe në dekadat e ardhshme!

Urime për atë që është arritur dhe guxim për çfarë do të vijë në të ardhmen! 

Sinqerisht Juaji,
Jan-Peter Olters
Menaxher vendi
 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur

Kur fillova punën në vitin 1997 në Fondacionin Soros, më duhet të pranoj se shumë pak dija për shoqërinë civile në përgjithësi, e sidomos për atë në Kosovë. Në vitet e 90-ta kishte aq shumë iniciativa civile në njërën anë, dhe aq pak organizata civile të regjistruara, që sillte një paradoks shumë interesant: kur i tërë vendi ishte vendosur në binar civil të udhëheqjes, si dhe funksionimit në përgjithësi, numri i organizatave të cilave sot iu themi organizata joqeveritare, ose jofitimprurëse, ishte simbolik. Ekzistonin tri apo katër sosh. Ishin shumë të forta, të organizuara mirë dhe kishin kapur pozicion të rëndësishëm brenda zhvillimeve politike dhe socio-ekonomike të asaj kohe, të cilat ishin edhe mjaft turbulente. Në këtë kohë u njoha me njërën nga këto organizata, Institutin “Riinvest”. Nën udhëheqjen e Muhamet Mustafës, i cili tashmë e kishte një bagazh të madh ekspertize dhe eksperience në fushat ekonomike, por edhe në politikë, Instituti “Riinvest” shumë shpejt zuri vend të rëndësishëm në skenën rajonale të instituteve zhvillimore, për të cilët mësuam se quhen ‘think-tank’. Me analizat që Instituti vazhdimisht i bënte plotësohej mozaiku ekonomik i rajonit, i cili filloi të shihej me një dioptri specifike, pas lëvizjeve dezintegruese të ekonomive të ish-Jugosllavisë.

Me “Riinvest”-in patëm fat që unë dhe kolegët e mi të Fondacionit Soros të vendosim një partneritet shumë të ngushtë në vitet e para të pasluftës, që kulmoi pas luftës, kur u bëmë bashkënismëtarë të ‘Forumit 2015’, të cilin së bashku edhe me organizatën KACI, e vumë në lëvizje në mars të vitit 2003. Një platformë avokuese si kjo, është ushqyer vazhdimisht me analizat e thella që Instituti “Riinvest” ia bënte ekonomisë kosovare, si dhe politikave publike në resorë të ndryshëm, që gjeneronin vazhdimisht jo vetëm informim më të mirë të opinionit për këto çështje zhvillimore, por edhe rekomandime konkrete për t’i avancuar çështjet me të cilat merrej ‘Forumi 2015’.

Ajo që Institutin “Riinvest” e bënë shumë specifik brenda skenës së institucioneve civile në Kosovë, është se ai vazhdimisht ka shkolluar kuadro, sidomos në lëmin e ekonomisë, të cilët sot janë bërë bartës të iniciativave më të shënuara, jo vetëm të shoqërisë civile, por edhe asaj universitare, akademike dhe administrative. Për të arritur këtë, instituti, shumë para se të dilte nga struktura e tij Universiteti “Riinvest”, i ka specializuar kuadrot e veta në universitete prestigjioze evropiane. Ishte një veprim shumë largpamës dhe efikas që la gjurmë në zhvillimet më pozitive në skenën ekonomike dhe atë shoqërore në Kosovë.

Dhe në fund, një trajektore zhvillimore kaq e shëndosh dhe largpamëse e Institutit “Riinvest”, patjetër që do t’u hapë rrugë gjeneratave të reja, të cilat vetë i shkolloi dhe iu dha shans të akumulojnë jo vetëm ekspertizë por edhe eksperiencë në punët e një ‘think-tank’ modern. Sot, Instituti udhëhiqet nga një brez i ri i ekspertëve që janë në rrugën më të mirë të bëhen ajka e ekspertizës kosovare në lëmenjtë që mbulojnë, për të cilën kemi aq shumë nevojë. S’kam fare dyshim se “Riinvest’-i do të vazhdojë të ketë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme në shtetin tonë të ri, dhe se do të jetë, siç ka qenë deri sot, një vend energjie për ekspertët e rinj kosovarë.

Luan Shllaku,

Drejtor ekzekutiv

Friedrich Ebert Stiftung

Instituti “Riinvest” Ñ‘shtÑ‘ njëri ndÑ‘r institutet e para me tÑ‘ cilat Fondacioni Friedrich Ebert (FES) ka bashkëpunuar qÑ‘ nÑ‘ fillim tÑ‘ punës sÑ‘ tij nÑ‘ Kosovë. Analizat mbi vizionin ekonomik, modelin e privatizimit dhe kahet e zhvillimit ekonomik tÑ‘ Kosovës, kanë qenë temat me tÑ‘ cilat kemi  nisur  debatin publik nÑ‘ mes tÑ‘ institucioneve dhe shoqërisë civile e ekspertëve për çështje fundamentale tÑ‘ zhvillimit tÑ‘ shoqërisë sÑ‘ KosovÑ‘s. DeputetÑ‘ve tÑ‘ Parlamentit tÑ‘ KosovÑ‘s, mandatarÑ‘ve tÑ‘ parÑ‘, sÑ‘ bashku me “Riinvest”-in u kemi ofruar trajnimet e para mbi buxhetin, politikat ekonomike dhe zhvillimore dhe kemi bashkëpunuar edhe në analiza konkrete mbi kÑ‘to politika, tÑ‘ cilat u kanÑ‘ ndihmuar deputetÑ‘ve qÑ‘ tÑ‘ marrin vendime tÑ‘ mirinformuara.

Analiza mbi situatÑ‘n e krijuar pas bllokadÑ‘s sÑ‘ MarrÑ‘veshjes CEFTA, politikat energjetike dhe studimi i parÑ‘ mbi informalitetin nÑ‘ KosovÑ‘, i cili ofron tÑ‘ dhÑ‘na konkrete mbi sektorin informal të ekonomisÑ‘ kosovare, janÑ‘ dokumente tÑ‘ rÑ‘ndÑ‘sishme nÑ‘ tÑ‘ cilat referohen institucionet lokale dhe ndÑ‘rkombÑ‘tare.

TÑ‘ gjitha kÑ‘to produkte tÑ‘ realizuara nga “Riinvest”- dhe me pÑ‘rkrahje tÑ‘ Fondacionit Friedrich Ebert, kanÑ‘ ndihmuar debatin mbi politikat tÑ‘ bazuar nÑ‘ argumente, tÑ‘ dhÑ‘na dhe kanÑ‘ ofruar rekomandime konkrete, shumÑ‘ prej tÑ‘ cilave janÑ‘ marrÑ‘ nÑ‘ konsiderim nga vendimmarrÑ‘sit. Këto kanë qenë të mundura vetëm falë përkushtimit të të gjithë stafit të “Riinvest”-it, që me dijen dhe profesionalizmin e tyre kanë kontribuar në realizimin e këtyre dhe shumë e shumë produkteve të tjera të përbashkëta në fushëveprimin e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

SÑ‘ fundi, Akademia pÑ‘r Zhvillim Rajonal nÑ‘ partneritet me Komisionin Evropian dhe Institutin “Riinvest”, Ñ‘shtÑ‘ duke ofruar ndihmÑ‘ konkrete nÑ‘ zhvillimin ekonomik lokal, duke i aftÑ‘suar zyrtarÑ‘t pÑ‘rgjegjÑ‘s nÑ‘ nivel tÑ‘ komunave pÑ‘r tÑ‘  hartuar, vlerÑ‘suar dhe implementuar projekte tÑ‘ rÑ‘ndÑ‘sishme tÑ‘ zhvillimit me ndikim nÑ‘ lokalitet apo komunÑ‘, pÑ‘rmes komponentit tÑ‘ granteve tÑ‘ vogla,por mÑ‘ e rÑ‘ndÑ‘sishmja Ñ‘shtÑ‘ qÑ‘ ata po aftÑ‘sohen pÑ‘r tÑ‘ aplikuar pÑ‘r fonde evropiane dhe tÑ‘ donatorÑ‘ve tÑ‘ tjerÑ‘ me projekte konkrete, tÑ‘ hartuara drejt, dhe qÑ‘ mundÑ‘sojnÑ‘ zhvillim tÑ‘ qÑ‘ndrueshÑ‘m.

Kjo Ñ‘shtÑ‘ detyra e shoqÑ‘risÑ‘ civile dhe misioni i FES-it nÑ‘ Kosovë, qÑ‘ me thellimin nÑ‘ fushat e specializuara sipas disiplinave tÑ‘ caktuara, t’i analizojnë politikat dhe veprimet e institucioneve vendimmarrÑ‘se me vështrim kritik dhe tÑ‘ ofrojnë modele, zgjidhje dhe alternativa konkrete pÑ‘r problemet konkrete.

Mbi kÑ‘tÑ‘ konstatim, Friedrich Ebert Stiftung falÑ‘nderon Institutin “Riinvest” pÑ‘r kÑ‘tÑ‘ bashkÑ‘punim shumÑ‘vjecar, i cili do tÑ‘ vazhdojÑ‘ edhe nÑ‘ tÑ‘ ardhmen, bazuar mbi tÑ‘ njÑ‘jtin mision-zhvillimin e njÑ‘ Kosove demokratike dhe me vizion tÑ‘ qartÑ‘ pÑ‘r zhvillim dhe integrime.

Besa Luzha,

Koordinatore e Programit

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë