Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Bordi

Sejdi Osmani Kryetar i Bordit Drejtues

Sejdi Osmani

Aktualisht është kryetar i Bordit Drejtues i Institutit “Riinvest”, Sejdi Osmani është njëri prej themeluesve të Institutit. Ka qenë i angazhuar në pozita drejtuese dhe menaxher i shumë projekteve të Institutit: Drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest” (2004-2009); Drejtor administrativ i Institutit “Riinvest” (2001-2004); menaxher i disa projekteve në fushën e zhvillimit ekonomik lokal; koordinator projektesh, pjesëtar i ekipeve i shumë projekteve hulumtuese. Është autor i rreth 20 artikujve lidhur me politikën fiskale dhe sistemin e taksave, autor i një sërë punimeve në fushën e administratës publike, privatizimit, qeverisjes korporative, administratës lokale dhe shërbimeve publike. Ka një përvojë të gjatë në fushën e publikimeve: Kryeredaktor i revistës javore për të rinj “Zëri i Rinisë” (1978-1982); redaktor i më se 30 botimeve dhe autor dhe bashkautor i afro 30 raporteve hulumtuese të Institutit “Riinvest”. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash vendore dhe ndërkombëtare.

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë