Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Përmbledhje

Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Instituti Riinvest, organizatë për kërkime zhvillimore dhe think tank jo-profitabil, lindi si përgjigje ndaj nevojave të shoqërisë, në kushte të vështira për Kosovën, në maj të vitit 1995. U identifikua me misionin që të zhvillojë mendimin e avancuar ekonomik si bazë e ndërtimit e një shoqërie të lirë, prosperuese e demokratike të bazuar në ekonominë e tregut dhe energjinë ndërmarrëse. Për kontributin shoqëror, për studimet e tij, projeksionet ekonomike e sociale dhe reformat ekonomike, u dekorua me Medalen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova (2005).

Për rreth tri dekada të veprimtarisë së tij të frytshme kërkimore dhe avokuese, Instituti Riinvest trajtoi çështjet më të rëndësishme shoqërore. Gjatë viteve të para, në kohën e regjimit okupues serb, kërkimet u fokusuan tek ndriçimi i aspekteve ekonomike të çështjes së pazgjidhur të Kosovës dhe në kushtet për buxhetimin e pavarësisë ekonomike të Kosovës, duke avokuar te faktorët vendor dhe ndërkombëtar në bazë të studimeve të tija objektive dhe argumentuese. Pas çlirimit, Instituti Riinvest u vu në ballë të aktiviteteve kërkimore dhe avokuse që promovonin reformat ekonomike dhe politikat zhvillimore dhe një mjedis biznesor që promovon iniciativën e lirë private. Dha një kontribut të shënuar, gjithashtu edhe në krijimin e bazës kërkimore dhe evidencës për të mbështetur negociatat në Vjenë për statusin e Kosovës. Pas pavarësisë, kërkimet tona kanë në epiqendër ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme, efektive e demokratik të ekonomisë së lirë të tregut, llogaridhënies dhe transparencës. Studimet tona u përqendruan tek mjedisi biznesor miqësor për zhvillim të NVM, privatizimi, rritja ekonomike dhe investimet, qëndrueshmëria buxhetore, prokurimi publik, arsimi edhe shëndetësia, qeverisja korporative dhe ndërmarrjet publike, integrimet euroatlantike etj. Me qindra raporte të publikuara në shqip dhe anglisht, Riinvesti ka pasur shumë herë një rol avandgard dhe prej pionieri në trajtimin e aspekteve të ndryshme ekonomike dhe sociale në vend.

Në qëndër të punës së tij, Instituti Riinvest gjithnjë e mbajti investimin në kapitalin njerëzor për të krijuar diferencë në mendimin ekonimik në Kosove. Nëpërmjet rrjetit të vet të partnerëve mbështeti shkollimin e rreth 300 të rinjve, në PhD, Msc dhe MBA në fusha të ekonomiksit, ndërmarrësisë, menaxhimit dhe lidershipit në universitete prestigjoze në BE dhe SHBA.

Me aprovimin e Planit të ri strategjik, Instituti Riinvest ka hyrë në një fazë të re zhvillimore e cila karakterizohet me ndërkombëtarizimin e aktiviteteve të tij, rritjen e profilit të tij kërkimor, forcimin e partneritetit me institute dhe organizata kërkimore më prestigjioze në BE, SHBA dhe më gjerë. Në këtë plan, prioritete kërkimore janë zhvillimi i qëndrueshëm dhe rritja cilësore ekonomike, transformimi i gjelbër dhe ai digjital, ndërtimi i një ekonomie konkurruese dhe konvergjente me BE, përdorimi i përgjegjshëm i burimeve natyrore dhe mbrojta e mjedisit.

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë