Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Partnerët

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur

Kur fillova punën në vitin 1997 në Fondacionin Soros, më duhet të pranoj se shumë pak dija për shoqërinë civile në përgjithësi, e sidomos për atë në Kosovë. Në vitet e 90-ta kishte aq shumë iniciativa civile në njërën anë, dhe aq pak organizata civile të regjistruara, që sillte një paradoks shumë interesant: kur i tërë vendi ishte vendosur në binar civil të udhëheqjes, si dhe funksionimit në përgjithësi, numri i organizatave të cilave sot iu themi organizata joqeveritare, ose jofitimprurëse, ishte simbolik. Ekzistonin tri apo katër sosh. Ishin shumë të forta, të organizuara mirë dhe kishin kapur pozicion të rëndësishëm brenda zhvillimeve politike dhe socio-ekonomike të asaj kohe, të cilat ishin edhe mjaft turbulente. Në këtë kohë u njoha me njërën nga këto organizata, Institutin “Riinvest”. Nën udhëheqjen e Muhamet Mustafës, i cili tashmë e kishte një bagazh të madh ekspertize dhe eksperience në fushat ekonomike, por edhe në politikë, Instituti “Riinvest” shumë shpejt zuri vend të rëndësishëm në skenën rajonale të instituteve zhvillimore, për të cilët mësuam se quhen ‘think-tank’. Me analizat që Instituti vazhdimisht i bënte plotësohej mozaiku ekonomik i rajonit, i cili filloi të shihej me një dioptri specifike, pas lëvizjeve dezintegruese të ekonomive të ish-Jugosllavisë.

Me “Riinvest”-in patëm fat që unë dhe kolegët e mi të Fondacionit Soros të vendosim një partneritet shumë të ngushtë në vitet e para të pasluftës, që kulmoi pas luftës, kur u bëmë bashkënismëtarë të ‘Forumit 2015’, të cilin së bashku edhe me organizatën KACI, e vumë në lëvizje në mars të vitit 2003. Një platformë avokuese si kjo, është ushqyer vazhdimisht me analizat e thella që Instituti “Riinvest” ia bënte ekonomisë kosovare, si dhe politikave publike në resorë të ndryshëm, që gjeneronin vazhdimisht jo vetëm informim më të mirë të opinionit për këto çështje zhvillimore, por edhe rekomandime konkrete për t’i avancuar çështjet me të cilat merrej ‘Forumi 2015’.

Ajo që Institutin “Riinvest” e bënë shumë specifik brenda skenës së institucioneve civile në Kosovë, është se ai vazhdimisht ka shkolluar kuadro, sidomos në lëmin e ekonomisë, të cilët sot janë bërë bartës të iniciativave më të shënuara, jo vetëm të shoqërisë civile, por edhe asaj universitare, akademike dhe administrative. Për të arritur këtë, instituti, shumë para se të dilte nga struktura e tij Universiteti “Riinvest”, i ka specializuar kuadrot e veta në universitete prestigjioze evropiane. Ishte një veprim shumë largpamës dhe efikas që la gjurmë në zhvillimet më pozitive në skenën ekonomike dhe atë shoqërore në Kosovë.

Dhe në fund, një trajektore zhvillimore kaq e shëndosh dhe largpamëse e Institutit “Riinvest”, patjetër që do t’u hapë rrugë gjeneratave të reja, të cilat vetë i shkolloi dhe iu dha shans të akumulojnë jo vetëm ekspertizë por edhe eksperiencë në punët e një ‘think-tank’ modern. Sot, Instituti udhëhiqet nga një brez i ri i ekspertëve që janë në rrugën më të mirë të bëhen ajka e ekspertizës kosovare në lëmenjtë që mbulojnë, për të cilën kemi aq shumë nevojë. S’kam fare dyshim se “Riinvest’-i do të vazhdojë të ketë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme në shtetin tonë të ri, dhe se do të jetë, siç ka qenë deri sot, një vend energjie për ekspertët e rinj kosovarë.

Luan Shllaku,

Drejtor ekzekutiv

Arkiv

Shoqata e Politikave Për Një Shoqëri të Hapur – Pasos

Më shumë

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

Qendra për Inovacione Sociale (ZSI)

Më shumë

United Nation Development Program – UNDP

Më shumë

Ambasada Norvegjeze Kosovë

Më shumë

Deutsche Gesellschaft Für Internationale Zusammenarbeit (Giz)

Më shumë

Swiss Contact - Zvicër & Kosovë

Më shumë

Komisioni Evropian

Më shumë

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë

Më shumë

Banka Botërore

Më shumë

Friedrich Ebert Stiftung

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë