Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Partnerët

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë

Si Zyrë Zvicerane për Bashkëpunim, ne gjithmonë kemi punuar krah për krah me partnerët tanë lokalë, me qëllim që të sigurojmë zhvillimin e kapaciteteve lokale si dhe për të siguruar pronësinë lokale të ndërhyrjeve tona. Sapo filluam operimin tonë në fushën e punësimit dhe ekonomisë, ne kontaktuam me Institutin “Riinvest”, i cili në atë kohë ishte i vetmi ‘think-tank’ lokal aktiv në fushën e zhvillimit ekonomik. Thuajse përgjatë secilës fazë të zhvillimit programor, ne u takuam me “Riinvest”-in, qoftë për takime informative ose për t’i përdorur studimet e tyre hulumtuese, të cilat gjithmonë na kanë ndihmuar që të kuptojmë më mirë kontekstin e Kosovës dhe trendët e ndërlidhura të saj.

Përveç që kemi përfituar shumë nga njohuritë e Institutit “Riinvest”, ne u patëm pajtuar të fillojmë një bashkëpunim në vitin 2005. Në atë kohë, Instituti “Riinvest” në bashkëpunim me Institutin për Shoqëri të Hapur (OSI), kanë qenë duke implementuar në Kosovë projektin Delta (Zhvillimi i ndërmarrjeve lokale nëpërmjet aksionit dhe aleancës). Qëllimi i këtij projekti ishte ndërtimi i kapaciteteve njerëzore të zyrtarëve komunalë në dizajnimin dhe implementimin e strategjive për zhvillimin e aktiviteteve për projekte ekonomike, në drejtim të krijimit të një mjedisi më të mirë për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në këto komuna. Rreth 5 komuna janë përkrahur në atë kohë nëpërmjet bashkëpunimit tonë me “Riinvest”-in.

Më 2011, bashkë me Institutin “Riinvest”, ne kemi lansuar një raport për përmirësimin e përfshirjes së komunitetit biznesor serb në aktivitetet ekonomike në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti ishte të gjenerojmë një kornizë gjithëpërfshirëse dhe rekomanduese, se si palët e interesit mund të kontribuojnë dhe përkrahin mjedisin biznesor të serbëve të Kosovës, të bizneseve të serbëve të Kosovës, potencialet e tyre për zhvillim, pengesat për zhvillim dhe nivelin e bashkëpunimit me komunitetet e tjera biznesore në Kosovë. Puna hulumtuese dhe raporti ishin përgatitur nga Instituti “Riinvest”.

Në të njëjtën kohë, bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës (MFAD), ne i kemi besuar Institutit “Riinvest” implementimin e Entit të Lehtësimit për Sektorin e hortikulturës në Kosovë; projekt dyvjeçar që synonte të implementonte një hulumtim dhe zhvillim të strukturuar në zinxhirë të veçantë tregu apo sektori për të rritur ndikimin në sektorin e Hortikulturës. I gjithë intervenimi është bërë së bashku me palët kyçe (lokale) të interesit të zinxhirit të vlerës së Hortikulturës që çoi në zhvillimin e një analize të shëndoshë, në gjetjen e mundësive të përbashkëta të tregut dhe implementimin e produkteve të reja dhe teknologjive inovative, që ishin duke u përdorur gjithnjë e më shumë nga aktorët e përfshirë në sektorin e Hortikulturës.

Për momentin, ne kemi një program që synon krijimin e mundësive të punësimit në sektorin privat që është më dinamik dhe gjeneron vende pune shtesë dhe mundësi të të ardhurave. Ky projekt zbatohet nga Swiss Contact dhe Instituti “Riinvest”, të cilët punojnë së bashku nën modalitetin e partneritetit konsorcium.

Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e mirë që kemi pasur me Institutin “Riinvest” deri më tani dhe shpresojmë për një bashkëpunim të suksesshëm në programin aktual të Promovimit të punësimit në sektorin privat/PPSE por edhe për të punuar me “Riinvest”-in në projekte të tjera. Ne dëshirojmë t’i urojmë “Riinvest”-it për punën e bërë deri më tani, për gatishmërinë që të adaptojë mandatin e tij drejt qëllimeve të zhvillimit të vendit dhe për ofrimin e një shërbimi me cilësi të mirë, i cili ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm.

Do të dëshiroja të uroj “Riinvest”-in për 20-vjetorin dhe shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në të ardhmen.

Gjithë të mirat,

Markus Baechler,

Drejtor vendi

Arkiv

Shoqata e Politikave Për Një Shoqëri të Hapur – Pasos

Më shumë

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

Qendra për Inovacione Sociale (ZSI)

Më shumë

United Nation Development Program – UNDP

Më shumë

Ambasada Norvegjeze Kosovë

Më shumë

Deutsche Gesellschaft Für Internationale Zusammenarbeit (Giz)

Më shumë

Swiss Contact - Zvicër & Kosovë

Më shumë

Komisioni Evropian

Më shumë

Banka Botërore

Më shumë

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur

Më shumë

Friedrich Ebert Stiftung

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë