Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Partnerët

Banka Botërore

Rezultatet e dobëta të tregut të punës mbeten thembra e Akilit për ekonominë e Kosovës. Përtej vijës politike, në mes të aktorëve kyçë të akademisë, shoqërisë civile, sektorit privat dhe medias, ekziston një konsensus i gjerë për nevojën e nxitjes së normave dinamike për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjeneruar më shumë vende pune-e sidomos punë më kualitative dhe që paguhet më shumë për qytetarët dhe banorët e këtij vendi. Megjithatë, ekziston një konsensus shumë më i vogël në mes elitës politike dhe shoqërisë lidhur me shtyllat dhe prioritetet kryesore, siç është ajo e një strategjie gjithëpërfshirëse për zhvillim socio-ekonomik që do të drejtonte politikëbërjen ekonomike në dekadat e ardhshme. Në fakt, disa nga debatet më goditëse sillen rreth rolit që sektori privat (gjeneruesi më i rëndësishëm i punësimit) mund dhe duhet të ketë në ekonominë e Kosovës.

Që Kosova të bëhet një vend modern, dinamik, i begatë me pers­pektivat ekonomike të ngjashme me ato që mbizotërojnë në vendet e tjera evropiane, të gjithë aktorët e rëndësishëm të vendit duhet (i) debatojnë dhe unanimisht të dakordohen me përbërësit kryesorë të një modeli të përshtatshëm të rritjes; dhe ( ii ) të inkorporohen (nguliten) elementet kryesore në programet e zhvillimit të qeverive të njëpasnjëshme të formuara nga partitë politike që sot janë në qeveri, opozitë apo ende nuk janë themeluar.

Kosova ka pak forume (funksionale), në të cilat mundësohet de­batimi mbi prioritetet e zhvillimit dhe si e tillë, shtyllat për një rritje modeli ekzistojnë por janë të pakta dhe me shumë përjashtime. Me të dhënat e tij në hulumtime të cilësisë së lartë dhe të përqen­drimit në sfidat kryesore të zhvillimit, gjatë 20 vjetëve të fundit, “Riinvest”-i ka fituar jo vetëm kredibilitetin si një akter i pavarur, profesional me aftësinë e dëshmuar për të prodhuar cilësi të lartë të politikave kërkimore, rigoroze, por edhe të arritshme, por ka shërbyer edhe si një thirrje e fuqishme, e aftë për të sjellë së bashku qeverinë dhe opozitën, politikanët, akademikët, dhe përfaqësues të sektorit privat , shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të zhvillimit të përqendrohen , për të debatuar dhe të kërkojnë e gjejnë marrëveshje mbi sfidat kryesore, duke përfshirë edhe bër­jen e politikave publike, klimën e biznesit, informalitetin ekonomik ose qeverisjen korporative. Në këtë, “Riinvest”-i është një Institut i domosdoshëm hulumtimi (një ‘think-tank’ në kuptimin më të mirë të fjalës), dhe ai mbetet i pakrahasueshëm në forcimin e pozitës së tij në qendër të debatit mbi sfidat e zhvillimit dhe kërkimit të mjeteve për përmirësimin e situatës për bizneset dhe njëkohësisht edhe për qytetarët e këtij vendi. Me rënien e normave margjinale të kontributit për zhvillim nga burimet “tradicionale” të rritjes, ky fakt bëhet edhe më i rëndësishëm për shoqërinë në tërësi të përfitojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që shërbejnë për rritjen e produktivitetit në sektorë kyçë të ekonomisë dhe si e tillë duhet zhvilluar një parametër ekonomik për një rritje më dinamikë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse në vitet dhe dekadat e ardhshme. Dhe kjo, sigurisht, e bën “Riinvest”-in edhe më të domosdoshëm, në vitet dhe në dekadat e ardhshme!

Urime për atë që është arritur dhe guxim për çfarë do të vijë në të ardhmen! 

Sinqerisht Juaji,
Jan-Peter Olters
Menaxher vendi
 

Arkiv

Shoqata e Politikave Për Një Shoqëri të Hapur – Pasos

Më shumë

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

Qendra për Inovacione Sociale (ZSI)

Më shumë

United Nation Development Program – UNDP

Më shumë

Ambasada Norvegjeze Kosovë

Më shumë

Deutsche Gesellschaft Für Internationale Zusammenarbeit (Giz)

Më shumë

Swiss Contact - Zvicër & Kosovë

Më shumë

Komisioni Evropian

Më shumë

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë

Më shumë

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur

Më shumë

Friedrich Ebert Stiftung

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë