Kur mendoj për Riinvestin, tri gjëra menjëherë më bien ndërmend: se është qendër e prodhimit të diturisë, e ndarjes së edukimit-dhe e pranimit të përvojës së tjerëve. Kur kemi dashur që të kemi një pasqyrë të plotë rreth zakoneve dhe pritjeve të qytetarëve të Kosovës, Riinvesti na ndihmonte me sondazhe. Kur I përmendim qendrat e mira edukative në Kosovë tek kolegët dhe mysafirët tanë që vizitojnë Prishtinën, emri I Riinvestit është njëri ndër emrat që më së shpeshi e përmendim. Dhe unë jam personalisht krenar që kam qenë në gjendje të ndajë disa nga prioritetet tona politike dhe përvojave me studentët Riinvest – por edhe me profesorë!
E gjithë kjo tregon se sot një institucion serioz akademik, duhet të ketë ambicie si arsimore ashtu edhe kërkimore, nëse dëshiron të tërheqë studentët më të mirë dhe të konkurrojë në një treg global akademik. Fokusi i Riinvestit në studime ekonomike dhe hulumtimi është edhe më i rëndësishëm në kontekstin e situatës bashkëkohore të Kosovës. Na pëlqen të themi , e sidomos pas zgjedhjeve të 2014-ës , se Kosova duhet të dyfishojë përpjekjet e saj në fushën e qeverisjes ekonomike. Kjo është loja më e rëndësishme e Kosovës që është duke luajtur - pasi ajo është për fitoren e të gjithë qytetarëve , jo vetëm për disa prej tyre .
Bashkimi Evropian mbështet aktivitetet, të dedikuara për zhvillimin ekonomik , punësimin dhe mirëqenien . Ju i dini shumë mirë prioritetet tona : zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia mund të jenë të motivuar më së miri nëpërmjet ekonomisë së tregut duke përmirësuar politikat fiskale për promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përmirësimin e mjedisit biznesor. Ne mbështesim fokus të fortë mbi bujqësinë dhe kemi kuptuar se me rëndësi është që Kosova ka treguar potencial të fuqishëm në zhvillimin e turizmit .
Por më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi solemne të 20 viteve të punës suaj për të theksuar rëndësinë e të përqëndruarit në sektorë të tillë të rritjes të orientuar kah arsimi. Derisa investimet në arsim nuk japin rezultate të menjëhershme , janë një parakusht absolut për Kosovën për të zhvilluar një shoqëri të bazuar në dije dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik . Kjo duhet të bëhet në një mënyrë gjithë-përfshirëse , duke përfshirë shoqërinë civile , bizneset , investitorët e huaj dhe madje edhe mediat .
Shoqëria lulëzon në qoftë se zhvillimi ekonomik është në nivel- por në fakt prova më e mirë e një lulëzimi të tillë shihet në fusha tjera më të buta, por që janë thelbësore për jetën shoqërore , sikurse arsimi, shëndetësia, shkenca dhe kultura . Kosova nuk duhet të nënvlerësojë këto fusha sepse ato janë politika të rëndësishme afatgjate zhvillimore.
Dhe është këtu , jo vetëm në kërkim të mundësive të reja , por gjithmonë duke insistuar në dimensionin njerëzor të zhvillimit të ardhshëm ekonomik dhe rëndësinë e standardeve të larta etike të shoqërisë së bazuar në dije , se institucionet akademike si Riinvesti duhet të gjejnë rolin e tyre - dhe të ardhmen ! Duke njohur stafin e përkushtuar dhe udhëheqjen e tanishme të Riinves-it , unë jam më se i bindur se këto pritje do të përmbushen.
Ju e dini se si.
Samuel Žbogar
Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë