Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Partnerët

USAID

USAID-i ka qenë njëri ndër donatorët e parë ndërkombëtarë në vend më 1999, njëkohësisht edhe një partner i qëndrueshëm i Kosovës si dhe njëri ndër mbështetësit më të mëdhenj financiarë që nga atëherë. Falë bujarisë së popullit amerikan, USAID-i ka dedikuar afro $800 milionë gjatë 16 vjetëve të fundit për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, krijimin e institucioneve demokratike, dhe në ndërtimin e një baze për rritje të qëndrueshme.

Gjatë asaj kohe, ne kemi lidhur partneritet me udhëheqësit kosovarë për të ofruar zgjedhje kreative por edhe të qëndrueshme, të cilat shërbejnë për t’i plotësuar nevojat e menjëhershme por edhe ato të ardhshme të qytetarëve të këtij vendi. USAID-i është krenar që përfshin Institutin “Riinvest” në mesin e partnerëve tanë. Duke parë “Riinvest”-in si një ’think-tank’ lider, ne filluam bashkëpunimin me Institutin gati menjëherë, në vjeshtë të 2000-s. Gjatë viteve 2000 dhe 2004, USAID-i i ndihmoi Institutin në zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese dhe në rekomandimin e rregulloreve rreth çështjeve ekonomike.

Një tjetër arsye e rëndësishme e bashkëpunimit tonë ishte të zgjerojmë përfaqësimin e komunitetit biznesor në dialogun për rregulloret. Nëpërmjet partneritetit tonë me “Riinvest”-in, USAID-i ka ndihmuar në themelimin e Aleancës Kosovare të Biznesit, e cila mbetet shumë aktive në promovimin e prodhimeve vendore dhe në këshillimin e Qeverisë për zhvillimin e rregulloreve të favorshme për komunitetin e biznesit në Kosovë. Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave lokale për t’i plotësuar nevojat a qytetarëve të vendit është një parim primar i iniciativës përparuese të USAID-it. Duke përdorur këtë filozofi këtu në Kosovë, ne përpiqemi që me secilin program t’i përgatisim institucionet dhe organizatat tona partnere të marrin përsipër punën që kemi filluar së bashku.

USAID-i është krenar të ketë qenë pjesë e zhvillimit të hershëm të “Riinvest”-it dhe e inkurajoj institutin të vazhdojë fokusin në ofrimin e hulumtimit kualitativ ekonomik, të cilin njerëzit e Kosovës e meritojnë. Puna e institutit ështe shumë e rëndësishme për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për qytetarët e këtij shteti të mirë.

Për fund, do të doja të uroj Institutin “Riinvest“ për shërbimin 20-vjeçar ndaj njerëzve të Kosovës. Ekipi i USAID-it ju dëshiron gjithë të mirat në shënimin e këtij rasti kaq të rëndsishëm.

Sinqerisht,

James Hope

Drejtor Misioni

Arkiv

Shoqata e Politikave Për Një Shoqëri të Hapur – Pasos

Më shumë

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

Qendra për Inovacione Sociale (ZSI)

Më shumë

United Nation Development Program – UNDP

Më shumë

Ambasada Norvegjeze Kosovë

Më shumë

Deutsche Gesellschaft Für Internationale Zusammenarbeit (Giz)

Më shumë

Swiss Contact - Zvicër & Kosovë

Më shumë

Komisioni Evropian

Më shumë

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë

Më shumë

Banka Botërore

Më shumë

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur

Më shumë

Friedrich Ebert Stiftung

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë