Që nga themelimi i tij, Instituti “Riinvest” dhe CIPE kanë qenë partnerë strategjikë për t’i forcuar institucionet demokratike të Kosovës dhe për të përmirësuar mjedisin e saj rregullator të biznesit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
CIPE ka përkrahur “Riinvest”-in, nën udhëheqjen inspiruese të Dr. Muhamet Mustafës, për të drejtuar zhvillimin dhe rindërtimin ekonomik të Kosovës së pasluftës. Për shkak të suksesit të arritur, “Riinvest”-i shpejt arriti të njihej si lider regjional në hulumtime ekonomike dhe avokim rregullash. Si njëri ndër partnerët më të vjetër dhe njëkohësisht më të besueshëm të CIPE-s, ne vazhdojmë të kemi një marrëdhënie pune produktive me udhëheqjen e re të “Riinvest”-it, me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës në prokurim publik dhe qeverisje korporative në nivel publik dhe privat.
Tregimi i suksesshëm i “Riinvest”-it shërben si inspirim për kolegët e tyre gjithandej botës. Prej të gjithë ne nga familja CIPE, urime edhe për njëzet vjet të tjera!
Me shumë ngrohtësi,
John D. Sullivan
Drejtor Ekzekutiv