Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Blog

Gresa Latifi

Sfidat ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova - Gresa Latifi

Për ta ndihmuar Kosovën të avancojë më tutje ekonomikisht, duhet të konfrontojmë faktin që jemi një vend i vogël (me treg vendas relativisht të vogël). Kjo na obligon të bazojmë aktivitetin ekonomik të vendit në treg të jashtëm.

Si shembull mund ta marrim rritjen e shpejtë ekonomike të Singaporit (Huff, 1995; Rastin, 2013), një kontekst social dhe ekonomik që meriton vëmendje pikërisht për ngjajshmërinë që kishte me Kosovën gjatë fazës së parë të shtet-ndërtimit. I pavarësuar nga Malajzia në vitin 1965, i lënë në kushte të mjerueshme me nivel të theksuar te papunësisë, me probleme të mëdha me higjienë, me mungese ujit të pijshëm e me tensione politike të vazhdueshme me fqinjët, një vend me mungesë ligji, arriti qe për me pak se 50 vite, të transformohej rrënjësisht, duke u bërë një nga 4 tigrat ekonomik aziatik. Por, kjo rritje nuk ndodhi rastësisht, Singapori - cili e kishte të qartë agjendën e ndërtimit të ekonomisë së vendit, - rëndësi të madhe i dha:

a) krijimit të një identiteti të ri nacional,

b) fokusimit në promovimin e globalizmit, ende pa u popullarizuar ky fenomen ndër shtetet e tjera botërore; pra qeveria bëri cdo përpjekje të ftoj investitorët e huaj të investojnë në vend, duke u siguruar atyrë gatishmëri për të luftuar korrupsionin,

c) investimi i theksuar në resurset njerëzore (shteti pagoi korporata ndërkombëtare, hapi shkolla teknike dhe trajnoi punëtorët) kryesisht në sektorët e teknologjisë dhe elektronikës.

Kjo agjendë strategjike i dha këtij vendi drejtimin e duhur.

Bazuar në këtë, për Kosovën prioritetet duhet të jenë të ngjashme. Konsideroj se rritja e kualitetit të kapitalit njerëzor përmes përmirësimit të edukimit, do të ishte përgjigje e duhur ndaj shumë sfidave ekonomike te Kosoves.

Një gjë e tillë do ta bënte Kosovën vend më atraktiv për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, e këto të fundit do të krijonin efektin "knowledge spillover" (shpërndarja e dijes) nga i cili do të kishin dobi edhe kompanitë vendase. Gjenerimi i vendeve të reja të punës nga këto dy burime punësimi rrjedhimisht do të frenonte ikjen e të rinjëve nga vendi.

Por, për te realizuar këto pika, nevojitet lidership institucional që ka vullnet dhe fuqi politike të luftoj korrupsionin dhe të ndertojë një shtet ligjor. Zgjedhjen e këtij lidership në fund e ka në dorë vet populli, sepse sipas Humme (2000) “institucionent formale” të një vendi reflektojnë atë që është “në mendjen dhe në zemrën” e qytetarëve.

Bibliografia

Rastin, T. (2003). Model for development: A case study of Singapore’s economic growth. Critique: A worldwide student journal of politics, 1-10.

Huff, W. G. (1995). What is the Singapore model of economic development?. Cambridge Journal of Economics, 19(6), 735-759.

Hume, D. (2000). A treatise of human nature. New York City: Oxford University Press.

Arkiv

Një shtet i fortë dhe i besueshem – shtyllë kryesore për implementimin e suksesshëm të politikave industriale

Më shumë

Nevoja për një ridimensionim të politikës industriale në Kosovë

Më shumë

Debati mbi Politikat Industriale - Bleron Menzelxhiu

Më shumë

Botëkuptimi i ri mbi politikat industriale dhe qasja e zbatimit të tyre në Kosovë - Muhamet Mustafa

Më shumë

Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike - Pëllumb Çollaku

Më shumë

Gradimi kreditor (credit rating) dhe integrimi në tregjet ndërkombëtare - Valentin Toçi

Më shumë

Menaxhimi i borxhit publik - Petrit Gashi

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë