Institute for Development Research Riinvest

Riinvest Blog

Gresa Latifi

Sfidat ekonomike neper te cilat po kalon Kosova

Për ta ndihmuar Kosovën të avancojë më tutje ekonomikisht, duhet të konfrontojmë faktin që jemi një vend i vogël (me treg vendas relativisht të vogël). Kjo na obligon të bazojmë aktivitetin ekonomik të vendit në treg të jashtëm.

Si shembulli mund ta marrim rritjen e shpejtë ekonomike të Singaporit (Huff, 1995; Rastin, 2013), një kontekst social dhe ekonomik që meriton vëmendje pikërisht për ngjajshmërinë që kishte me Kosovën gjatë fazës së parë të shtet-ndërtimit. I pavarësuar nga Malajzia në vitin 1965, i lënë në kushte të mjerueshme me nivel të theksuar te papunësisë, me probleme të mëdha me higjienë, me mungese ujit të pijshëm e me tensione politike të vazhdueshme me fqinjët, një vend me mungesë ligji, arriti qe për me pak se 50 vite, të transformohej rrënjësisht, duke u bërë një nga 4 tigrat ekonomik aziatik. Por, kjo rritje nuk ndodhi rastësisht, Singapori - cili e kishte të qartë agjendën e ndërtimit të ekonomisë së vendit, - rëndësi të madhe i dha:

a) krijimit të një identiteti të ri nacional,

b) fokusimit në promovimin e globalizmit, ende pa u popullarizuar ky fenomen ndër shtetet e tjera botërore; pra qeveria bëri cdo përpjekje të ftoj investitorët e huaj të investojnë në vend, duke u siguruar atyrë gatishmëri për të luftuar korrupsionin,

c) investimi i theksuar në resurset njerëzore (shteti pagoi korporata ndërkombëtare, hapi shkolla teknike dhe trajnoi punëtorët) kryesisht në sektorët e teknologjisë dhe elektronikës.

Kjo agjendë strategjike i dha këtij vendi drejtimin e duhur.

Bazuar në këtë, për Kosovën prioritetet duhet të jenë të ngjashme. Konsideroj se rritja e kualitetit të kapitalit njerëzor përmes përmirësimit të edukimit, do të ishte përgjigje e duhur ndaj shumë sfidave ekonomike te Kosoves.

Një gjë e tillë do ta bënte Kosovën vend më atraktiv për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, e këto të fundit do të krijonin efektin "knowledge spillover" (shpërndarja e dijes) nga i cili do të kishin dobi edhe kompanitë vendase. Gjenerimi i vendeve të reja të punës nga këto dy burime punësimi rrjedhimisht do të frenonte ikjen e të rinjëve nga vendi.

Por, për te realizuar këto pika, nevojitet lidership institucional që ka vullnet dhe fuqi politike të luftoj korrupsionin dhe të ndertojë një shtet ligjor. Zgjedhjen e këtij lidership në fund e ka në dorë vet populli, sepse sipas Humme (2000) “institucionent formale” të një vendi reflektojnë atë që është “në mendjen dhe në zemrën” e qytetarëve.

Bibliografia

Rastin, T. (2003). Model for development: A case study of Singapore’s economic growth. Critique: A worldwide student journal of politics, 1-10.

Huff, W. G. (1995). What is the Singapore model of economic development?. Cambridge Journal of Economics, 19(6), 735-759.

Hume, D. (2000). A treatise of human nature. New York City: Oxford University Press.

Archive

Politikat tregtare pa mbështetje në nevojat zhvillimore dhe me efekte kontradiktore

Read more

Një shtet i fortë dhe i besueshem – shtyllë kryesore për implementimin e suksesshëm të politikave industriale

Read more

Nevoja për një ridimensionim të politikës industriale në Kosovë

Read more

Debati mbi Politikat Industriale - Bleron Menzelxhiu

Read more

Botëkuptimi i ri mbi politikat industriale dhe qasja e zbatimit të tyre në Kosovë - Muhamet Mustafa

Read more

Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike - Pëllumb Çollaku

Read more

Gradimi kreditor (credit rating) dhe integrimi në tregjet ndërkombëtare

Read more

Kosovo's Public Debt Management

Read more

Download Report

Our Team