Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Blog

Pëllumb Çollaku

Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike - Pëllumb Çollaku

Kosova po vazhdon të gjenerojë shpërputhje të mëdha makroekonomike duke prodhuar shifra pesimiste në papunësi – 30.7%. Situata është kritike sidomos në grupmoshën 15-24 vjet ku situata është përkeqësuar me 55% të papunë.

Këto pasoja konsideroj se janë nga modeli aktual i rritjes ekonomike. Ato mund të kristalizohen nëse shikojmë komponentët struktural të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) të cilin e dominon kryesisht konsumi me 85%. Komponenta e shpenzimeve qeveritare poashtu dominohet nga shpenzimet në paga dhe meditje, të cilat me ligjin e ri për paga mund të arrijnë lehtësisht nga 1/3-ta në 50%. Shpenzimet vazhdojnë të rriten kryesisht në komponenta joproduktive që nuk gjenerojnë rritje të qëndrueshme afatmesme dhe afatgjatë. Rritja e shpenzimeve është në proporcion të zhdrejtë me të hyrat e buxhetit - këto të fundit kanë nevojë edhe për një diversifikim (kryesisht janë nga TVSH dhe doganat). Rrjedhimisht, fare lehtë mund të përfundojmë në situatë ku pagat dhe meditjet do ti financojmë me borgj pasi që të hyrat nuk e përkrahin një gjë të tillë.

Në këtë komponentë, shpenzimet kapitale kanë ngelur tek 1/4. Në fakt, kjo vlerë po dëshmohet e pamjaftueshme për investime publike, në mënyrë që të adresojë nevojat kruciale për një ekonomi të denjë me ambient më konkurrues dhe të aftë për të joshur investime të huaja direkte dhe për të bërë biznes – infrastrukturë fizike, humane e digjitale, sundim të ligjit, etj. Rëndësia e institucioneve është vitale për zhvillim, por, të pritet për ndryshimin e tyre është vazhdim i trajektores aktuale që po mban vendin në status-quo.

Andaj, për rrugëdalje nga kjo status quo, përveç rekomandimeve të raportit - në harmoni me kornizën e Strategjisë për Europën Juglindore 2020 të zhvilluar nga Bashkimi Europian dhe Regional Cooperation Council – emergjent është një koordinim gjithpërfshirës përmes një grupi të unitetit për zhvillim ekonomik kombëtar i përbërë nga spektri akademik dhe politik i Kosovës, me një adresë kryesore, për të sjellë një kornizë-strategji gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik kombëtar (ideale çdo pesë vite) me masa dhe politika të integruara mire me synim adresimin e problemeve aktuale dhe të ardhshme, dhe interesave shtetërore që ka ekonomia e Kosovës.

Arkiv

Politikat tregtare pa mbështetje në nevojat zhvillimore dhe me efekte kontradiktore

Më shumë

Një shtet i fortë dhe i besueshem – shtyllë kryesore për implementimin e suksesshëm të politikave industriale

Më shumë

Nevoja për një ridimensionim të politikës industriale në Kosovë

Më shumë

Debati mbi Politikat Industriale - Bleron Menzelxhiu

Më shumë

Botëkuptimi i ri mbi politikat industriale dhe qasja e zbatimit të tyre në Kosovë - Muhamet Mustafa

Më shumë

Sfidat ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova - Gresa Latifi

Më shumë

Gradimi kreditor (credit rating) dhe integrimi në tregjet ndërkombëtare - Valentin Toçi

Më shumë

Menaxhimi i borxhit publik - Petrit Gashi

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë