Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Blog

Zef Dedaj

Politika tregtare e Kosovës

Bilanci i tregtar mbetet negativ nga viti në vit, me një eksport prej vetëm 378,010€ milion dhe me një import prej 3,047,018€ miliard, duke rezultuar me një bilanc negative tregtar prej -2,97€ miliard në vitin 2018. Dokumenti zyrtar i Politikës Tregtare të Kosovës i miratuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës në vitin 2009 për veç tjerash kishte për qellim realizimin e objektivave kyçe si:

- Liberalizimi i mëtejshëm i tregtisë sipas një plani të detajuar si dhe;

- Zhvillimet e kapaciteteve institucionale së bashku me fuqizimin e strukturës koordinuese me sektorin privat.

Në ketë aspekt sa i përket marrëveshjeve tregtare, Kosovës iu ishte imponuar të behej pjesë e marrëveshjes së CEFTA-së e cila ishte nënshkruar në vitin 2006 nga UNMIK-u në emër të Kosovës, por që kishte hyre në fuqi me 1 Maj, 2007. Vlen të theksohet se që atëherë, Kosova nuk ka përfituar as institucionalisht e as ekonomikisht nga kjo marrëveshje. Për më tepër, Kosova nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë nga shumica e shteteve të CEFTA-s. Kosova ballafaqohet me një deficit tregtar gjithnjë e më të madh me vendet e CEFTA-se, veçanërisht për tregtinë e mallrave, me një import prej 850,643€ milion dhe me një eksport prej vetëm 173,325€ milion për vitin 2018. Fakti që Kosova ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon është një shenjë e qartë e vështirësive konkretisht barrierave tregtare që kompanitë kosovare ende përballen në CEFTA, veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, por mjaft shpesh edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në kontekst të marrëveshjeve tregtare për dallim nga CEFTA që ishte nënshkruar nga përfaqësues të UNMIK-ut, Kosova ka negociuar në emër të saj Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me vendet e BE-së, e cila tanimë ka mbushur plot tri vite zbatim. MSA për dallim nga CEFTA ka sjelle rezultatet e para sidomos në aspektin tregtare, ku jo vetëm importet por edhe eksportet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke kontribuar në diversifikimin e shkëmbimeve tregtare të 470 produkteve të reja bujqësore. Ndonëse ende dominon një bilanc negative tregtare edhe me vendet e BE-së, eksporti që nga viti 2016 deri me tani ka vazhduar të shënoj rritje të lehtë. Megjithatë, në vitin 2018 eksporti arriti në 110,762€ milion ndërsa importi në 1,454,415€ miliard duke rezultuar me një bilanc negative tregtare prej -1,343,653€ miliard. Ndonëse ende ka sfida, MSA ka sjelle rezultate dhe mbetet premtuese edhe në të ardhmen. Për me tepër, sa i përket marrëveshjeve tregtare, Kosova aktualisht është duke negociuar marrëveshjen tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe synon të filloj negociatat në të ardhmen e afërt edhe me vendet e EFTA-se. Gjithashtu, Kosova është përfitues i Sistemit të Preferencave Autonome Tregtare nga: SHBA-ja; Norvegjia; Japonia; Zvicra dhe po ashtu nga BE. Mbetet synim i afërt aplikimi në OBT. Sa i përket kuadrit ligjore për rregullimin e tregtisë së jashtme dhe tregut të brendshëm, aktualisht janë në fuqi ligjet si në vijim: Ligji për shërbime; Ligji për masat antidamping dhe masat kundër-balancuese si dhe Ligji për masat mbrojtëse në importe. Te gjitha ligjet janë pothuajse të harmonizuara me praktikat ndërkombëtare si dhe i kanë të kompletuara edhe udhëzimet administrative në kuadër të tyre. Gjithashtu, Ligji për tregtinë e jashtme dhe Ligji për tregtinë e brendshme, që të dyja aktualisht janë në proces të amandamentimit. Dhe e fundit por jo me pak e rëndësishme, MTI vazhdon të këtë një bashkëpunim mjaft të besueshëm edhe me sektorin privat kur përmes këtij mekanizmi si: Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Komiteti Nacional për Lehtësimin e Tregtisë si dhe nëngrupi punues për bujqësi, industri dhe shërbime vazhdimisht bizneset konsultohen dhe adresojnë çështjet me të cilat ata ballafaqohen.

Arkiv

Një shtet i fortë dhe i besueshem – shtyllë kryesore për implementimin e suksesshëm të politikave industriale

Më shumë

Nevoja për një ridimensionim të politikës industriale në Kosovë

Më shumë

Debati mbi Politikat Industriale - Bleron Menzelxhiu

Më shumë

Botëkuptimi i ri mbi politikat industriale dhe qasja e zbatimit të tyre në Kosovë - Muhamet Mustafa

Më shumë

Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike - Pëllumb Çollaku

Më shumë

Sfidat ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova - Gresa Latifi

Më shumë

Gradimi kreditor (credit rating) dhe integrimi në tregjet ndërkombëtare - Valentin Toçi

Më shumë

Menaxhimi i borxhit publik - Petrit Gashi

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë