Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Blog

Muhamet Mustafa

Politikat tregtare pa mbështetje në nevojat zhvillimore dhe me efekte kontradiktore

Ajo që bie në sy nga çfarëdo analizë e politikave tregtare në Kosovë është se ato nuk janë trajtuar në lidhshmëri me nevojat zhvillimore të Kosovës, përkatësisht stadin zhvillimor të Kosovës. Kosova menjëherë pas luftës dhe disa vite edhe pas saj, po përjetonte një deindustrializim dhe në fakt varfërim të ofertës vendore të produkteve dhe shërbimeve. NVM-të e reja private që filluan të zhvillohen në këta sektor duhej të përballeshin me një konkurrencë nga importi tërësisht i lirë, dhe pa kontroll të nevojshëm të cilësisë dhe të standardeve. Kredia e shtrenjtë, sistemi i tatimeve dhe taksave i pafavorshëm, problemet me energji dhe infrastrukturë , dobësitë në zbatimin e shtetit ligjor dhe korrupsioni, po i bënin investimet e shtrenjta dhe po e vështirësonin ndërtimin e kapaciteteve konkurruese të industrive vendore. Në mungesë të politikave industriale (shih debatin paraprak në Riinvest), edhe politikat tregtare në fakt nuk i kontribuuan rritjes ekonomike të nevojshme. Ndaj Kosova ne kontinuitet po ballafaqohet me vështirësi në tejkalimin e dy problemeve kronike dhe fundametale: deficitit tregtar (qe vazhdimisht mbetet 35-40 %) dhe problemit të papunësisë që sillet vazhdimisht rreth normës 30%. Pra, në 15 vitet e fundit këto shifra thuajse kanë mbetur të njëjta dhe kjo shpreh impotencën e politikave ekonomike dhe sidomos tregtare ne Kosovë.

Cila do të ishte politika tregtare që do të kontribuonte në zgjidhjen e këtyre dy problemeve ? Ajo do të duhej të ishte politika tregtare që është konsistente me politikat e tjera ekonomike të përqendruara në rritjen e një oferte vendore konkurrente. Dhe kjo natyrisht nuk mund të arrihet pa një aftësi qeverisjeje makroekonomike dhe mikroekonomike që balancon mirë midis mbrojtjes së lehtë të industrisë së re vendore ne raste të caktuara (ne suaza të lejueshme edhe me norma e zakone, dhe e bazuar në përvojat ndërkombëtare), dhe njëkohësisht politika të integruara për rritje të aftësisë konkurruese me masa direkte dhe indirekte të qeverisë për rritje të aftësisë konkurruese. Kjo mbrojtje e “lehtë“ siç e quaj unë do të duhej të sillej gjithnjë në suaza që bizneset vendore, ta ndiejnë presionin e konkurrencës nga jashtë, por jo të një konkurrence që i paralizon ato. Kosova ka hezituar ta bëjë këtë në kontinuitet dhe në mënyrë dogmatike dhe jo-krijuese ka zbatuar konceptin e tregtisë së lirë, në të cilin industria vendore ka qenë e pabarabartë! Problemi me industrinë e qumështit dhe me prodhuesit e pemëve dhe perimeve është mjaft ilustrativ në këtë rrafsh.

Problem tjetër është se Kosova, gjatë, shumë gjatë dhe pa arsye të shëndoshë ka hezituar ta zbatojë parimin e reciprocitetit. Kështu ajo nuk i është përgjigjur në mënyrë adekuate pengesave tarifore, po sidomos jo-tarifore, që i janë bërë eksportit të saj, sidomos nga vendet fqinje, Serbia, Maqedonia dhe për habi edhe Shqipëria. Te ndërtosh një guard inferior në mbrojtjen interesave shtetërorë, të bizneseve dhe qytetarëve në raportet ndërshtetërorë tregon defiçiencë, që ka të bëjë me inferioritet, paaftësi e neglizhencë. Parimi i reciprocitet është një instrument I natyrshëm, i pakontestueshëm, ndaj edhe i nevojshëm për të ndërtuar raporte të barabarta dhe të respektit reciprok me vendet e tjera.

Arkiv

Nevoja për një ridimensionim të politikës industriale në Kosovë

Më shumë

Debati mbi Politikat Industriale - Bleron Menzelxhiu

Më shumë

Botëkuptimi i ri mbi politikat industriale dhe qasja e zbatimit të tyre në Kosovë - Muhamet Mustafa

Më shumë

Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike - Pëllumb Çollaku

Më shumë

Sfidat ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova - Gresa Latifi

Më shumë

Gradimi kreditor (credit rating) dhe integrimi në tregjet ndërkombëtare - Valentin Toçi

Më shumë

Menaxhimi i borxhit publik - Petrit Gashi

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë