Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

THIRRJE PËR APLIKIM

THIRRJE PËR APLIKIM

Instituti Riinvest fton të gjitha gratë ndërmarrëse që të aplikojnë për të përfituar në kuadër të projektit “Mbështetja e sipërmarrjeve të grave për transformim digjital të biznesit” i financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në Kosovë (ABGJ) në kuadër të mbështetjes financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi – “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021” – Masa 4 e Fazës së dytë.

Objektivi kryesor i këtij projekti është që të kontribuojë në stabilitetit ekonomik të vendit në situatën e krijuar si rezultat i pandemisë nga COVID-19.

Projekti ka për qëllim transformimin digjital të bizneseve të vogla prodhuese në fushat: a) Marketing, b) Eksport, c) Përdorim të rrjeteve sociale dhe d) Shitje online.

SI TË APLIKONI?

Dokumentacioni i nevojshëm:

Të jenë të regjistruara sipas kuadrit ligjor në fuqi për ushtrimin e aktivitetit të tyre, para vitit 2020 (dërgo certifikatën dhe informatat e biznesit);

Të dëshmoj përmes vërtetimit të ATK që nuk ka borxhe tatimore;

Të dëshmoj përmes vërtetimit të ATK që ka të punësuar 5 punëtorë;

Të nënshkruajnë deklaratën se nuk ka përfituar nga fondi “Mbështetja e sipërmarrjeve të grave për transformim digjital të biznesit” i financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në Kosovë (ABGJ);

Të jenë nga regjioni i Prishtinës;

KOHA E APLIKIMIT

Aplikimi është i hapur nga data 17 Maj 2021 deri me datën 31 Maj 2021. Aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vlerësimi i aplikimeve bëhet nga një komision i përcaktuar.

Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet (i) drejtpërdrejtë në adresën e poshtëshënuar; (ii) përmes postës, apo (iii) përmes postës elektronike.

Adresa: Instituti Riinvest rruga Lidhja e Prizrenit nr.56, 10000 Prishtinë (Lagjja Tophane afër shkollës fillore Meto Bajraktari). Adresa elektronike: riinvest@riinvestinstitute.org

informacione më të hollësishme, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit: 038 244 320; apo në adresën elektronike të sipërshënuar.

 

Mbështetur nga:

Agjencia për Barazi Gjinore

 

Arkiv

Publikohet dokumenti pozicionues 'Inkurajimi i grave për të zgjedhur profesione me perspektivë'

Më shumë

Publikohet dokumenti pozicionues 'Inkurajimi i grave për të zgjedhur profesione me perspektivë'

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit Riinvest

Më shumë

Njoftim: Shtyhet Konferenca Ndërkombëtare 'Aktivizimi i Burimeve të Zhvillimit Ekonomik'

Më shumë

Publikohet raporti kërkimor 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor'

Më shumë

Përballja me Covid -19: Trendi dhe Ndikimet Sociale e Ekonomike

Më shumë

Publikohet raporti studimor ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ 2020

Më shumë

THIRRJE II PER APLIKIM

Më shumë

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Mbahet konferenca "Korrupsioni nga ana e ofertës"

Më shumë

Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku dhe Gjakova, renditen më së miri në IKK

Më shumë

Mbahet sesioni i dytë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

Mbahet sesioni i parë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë