Forumi i Palëve të Interesit i "Policy Answers" (programi Horizon Europe), i zbatuar në Kosovë nga Instituti Riinvest, në sesionin e tij të dytë, ka shqyrtuar progresin e aktiviteteve të projektit gjatë vitit 2023 dhe debati i angazhuar ka dhënë inpute të vlefshme për prioritetet dhe qasjet në zbatimin e projektit gjatë vitit 2024. Projekti do të vazhdojë aktivitetet e tij për të përmirësuar mjedisin dhe peizazhin për Kërkime dhe Inovacione (R&I) në Kosovë dhe për të mbështetur zbatimin e Agjendës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Vëmendje e veçantë iu kushtua Paketës së Punës për 'Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve dhe veprime pilot në vendet e BP për integrimin në BE dhe forcimin e ekosistemit të tyre të kërkimit dhe inovacionit', që na lejoi të paraqisnim progres të konsiderueshëm dhe të ofrojmë një përditësim të detajuar mbi iniciativat në vazhdim. Ne gjithashtu ndamë përpjekjet tona për t'u përafruar me Agjendën e Gjelbër dhe Agjendën e Digjitalizimit, ku u shfaqën rekomandimet e propozuara, duke theksuar nevojën thelbësore për përpjekje të koordinuara midis palëve të interesuara nga ministritë dhe institucionet përkatëse, Akademisë së Shkencave dhe të tjerë.
Pjesëmarrja e palëve të interesuara nxiti një atmosferë bashkëpunimi përmes shprehjes së kënaqësisë për drejtimin e deritanishem të projektit. U shkëmbyen ide të vlefshme sesi projekti mund të mbështesë më tej ministritë, bizneset dhe gjithashtu institucionet lokale përmes rritjes së kapaciteteve, forcimit të koordinimit dhe përmirësimit të indikatorëve monitorues dhe statistikave për R&I, dixhitalizimin dhe transformimin e gjelbër.