Riinvest publikon animacionet “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”
Në përpjekje të vazhdueshme për avokim sa më të zëshëm e efikas, Instituti Riinvest së fundi ka publikuar dy animacione, pjesë të projektit “Forumi Ekonomik i Grave”. Gjetjet kryesore të studimeve hulumtuese “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”, janë prezanutar edhe në formë të animuar.
Animacioni i parë “Gratë në tregun e punës në Kosovë”, përmes dy karaktereve fiktive shpalos gjetjet kryesore ndërmjet grave të punësuara në sektorin privat, dhe atyre në sektorin publik, të dala nga studimi me po të njejtin emër.
Ndërsa, animacioni i dytë “Nërmarrësia e grave”, shpalos dallimet kryesore ndërmjet grave dhe burrave ndërmarrës në ekonomi, të dala po ashtu nga studimi me po të njejtin emër.
Animacionet u mundësuan nga Programi Angazhimi për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim ATRC. Përmbajtja është përgjegjësi e Institutit Riinvest dhe nuk pasqyron doemos pikëpamjet e ATRC, USAID ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)