Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Duke vijuar aktivitetet në kuadër të zbatimit të Programit për ndërtim të kapaciteteve dhe mbështetje të Projektit “Policy Answers” (Horizon Europe), Instituti Riinvest organizoi një tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw).

Dokumenti në aspektin metodologjik ndjek modelin e ashtuquajtur Rritja e Cilësisë së Politikave Industriale (eng: Enhancing the Quality of Industrial Policies) të zhvilluar nga UNIDO dhe GIZ dhe shënon një avancim të politikave, në favor të ofertës vendore dhe në favor të rritjes së prodhimit vendor. Instituti Riinvest ka marrë pjesë edhe në diskutimet që i kanë parapri hartimit të dokumentit. Kontribut në diskutimin e këtyre dokumenteve dhanë ekipi i projektit (Alban Hashani, Muhamet Mustafa, Visar Vokrri), Branimir Jovanovic, nga wiiw si dhe (Petrit Gashi e Besnik Krasniqi profesorë në UP dhe Gresa Latifi profesoreshë në TUM të Munih).

U konstatua se Dokumenti është koherent me dokumentet tjera strategjike në nivel nacional, specifikisht me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim por edhe me ato globale siç janë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Për më tepër ka arritur te krijojë një ndërlidhje të objektivave me zotimet që dalin nga “Agjenda e Gjelbër”, më specifikisht, promovimi i ekonomisë qarkore. Duke mbështetur orientimet strategjike lidhur me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitalizimin, Instituti propozoi që të shtohen aktivitete dhe të rritet mbështetja, veçmas për digjitalizimin në aspektin e përmirësimit të aftësisë konkurruese të bizneseve nëpërmjet digjitalizimit të proceseve dhe transaksioneve biznesore.

Image

 

Instituti Riinvest e konsideroi me prioritet gjithashtu edhe që të fuqizohet dhe promovohet ngritja e vetëdijes për domosdoshmërinë e forcimit të kërkimeve dhe inovacioneve dhe krijimit të kushteve më të mira për investime në kërkime dhe zhvillim e inovacione nga bizneset. U sugjerua që edhe në Planin e veprimit për zbatim te këtij dokumenti Ministria të bashkëpunojë me asociacionet e biznesit dhe bizneset që tanimë kanë kaluar në një stad më cilësor zhvillimi, për të stimuluar zhvillimin e aktiviteteve kërkimore në sektorët e prodhimit dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet akademike kërkimore në vend e më gjerë.

Në vijim, Instituti Riinvest do t’i adresojë këto komente në MINT dhe gjithashtu do të ndahen me publikun e gjerë përmes rrjeteve sociale. Vlen të theksohet se ky diskutim u përcoll live nëpërmjet Facebook.

Arkiv

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST APROVON PLANIN STRATEGJIK 2022-2027

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë