Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Pjesëmarrës nga komuniteti kërkimorë dhe akterë tjerë të interesuar e mirëpriten publikimin e Draftit të Programit Kërkimore Kombëtar të përgatitur nga Këshilli Kombëtar i Shkencës 2023-2028. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të zbatimit të Programit për ndërtim të kapaciteteve dhe mbështetje të zbatimit të projektit “Policy Answers” (Horizon Europe). Pjesëmarrësit në diskutim konstatuan se Programi është kompleks dhe gjithëpërfshirës, i përqendruar në ngritjen e kapaciteteve absorbuese dhe përmirësimin e mjedisit për angazhim më domethënës të komunitetit dhe institucioneve kërkimore. Po ashtu, dokumenti pritet të kontribuoj në rritjen sasiore dhe cilësore të rezultateve të kërkimeve dhe inovacioneve në Kosovë.

Në një diskutim të angazhuar (pas vërejtjeve hyrëse të Dr. I. Berisha anëtar i ekipit të projektit Policy Answers, Gresa Latifi nga Universiteti TUM në Munich dhe Pëllumb Qollaku) pjesëmarrësit në debat u angazhuan për avancimin e këtij dokumenti në pjesë të caktuara, sidomos në përkufizim më qartë të rezultateve të pritura nga aktivitetet kërkimore në fushat dhe programet që pritet të intervenohet. Gjithashtu u kërkua një selektivitet më i madh sa i përket fushave të intervenimit në mënyrë që të krijohet një masë kritike e fondeve që siguron arritjen e objektivave. Ndër të tjerash, u sugjerua që në vend të krijimit të trupave administrative të reja, të favorizohet ngritja e kapaciteteve në universitete dhe qendra ekzistuese kërkimore dhe zvogëlim i administrimit. U kërkua gjithashtu që aspekteve të konvergjencës ekonomike me BE-në, bashkëpunimit rajonal, burimeve dhe faktorëve të rritjes ekonomike të i krijohet hapësira e nevojshme e destinimit për financim.

Instituti Riinvest do të dërgojë raportin më të detajuar lidhur me këtë debat tek KKSH dhe MASHTI. Vlen të theksohet se ky diskutim zgjoi interesim dhe gjithashtu u përcoll live nëpërmjet Facebook.

Arkiv

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST APROVON PLANIN STRATEGJIK 2022-2027

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë