Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

përfundon konferenca

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Institutit Riinvest, për herë të katërt me radhë Instituti Riinvest organizoi konferencën ndërkombëtare “Aktivizimi i Burimeve të zhvillimit Ekonomik: Trajtimi i sfidave të re(industrializimit) në Kosovë”. Qëllimi kryesor i konferencës ishte mbledhja rreth vetes e vendimmarrësve dhe ekspertëve ekonomik, dhe diskutimi i çështjeve fundamentale të ekonomisë së vendit.

Konferencën e shpalli të hapur z. Alban Hashani, drejtor kërkimor në Institutin Riinvest. Në fjalën e tij hyrëse, z. Hashani falenderoi pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët  e Riinvestit. z. Hashani deklaroi se diskutimet dhe rekomandimet që mund të dalin nga kjo konferencë, janë të transferueshme dhe mund të përdoren nga qeveria e cila pritet të dalë nga zgjedhjet që po vijnë.

Image

Ndërkohë, Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa në fjalimin e tij, përmendi rëndësinë që ka patur Instituti Riinvest për vendin, përgjatë këtyre 22 viteve. Sipas tij, Instituti Riinvest ka qenë një aset tejet i rëndësishëm për ekonomië e vendit, duke mbledhur rreth vetes ekspertë të politikave makroekonomike, si dhe duke ofruar rekomandime politikash në vazhdimësi. Gjithjnë sipas z. Mustafa, qeveria e Kosovës, gjatë dy viteve të fundit të qeverisjes ka pasur bashkëpunim me Institutin Riinvest, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit.

Po ashtu, në këtë konferencë, Instituti Riinvest shpalosi dy studimet e fundit, “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016” dhe “Pasqyrën e zhvillimeve ekonomike 1/2017”, raport ky i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Image

“Buletini Makroekonomik 1/2017”, është një studim i pasqyrës makroekonomike të vendit, i realizuar ndërmjet bashkëpunimit të Institutit Riinvest dhe Ministrisë së Financave, dhe i cili publikohet në baza tre-mujore. Gjetjet e dala nga publikimi i parë i buletinit makroekonomik, i prezantuan z. Alban Hashani drejtor kërkimor në Institutin Riinvest. Sipas të gjeturave të studimit të prezantuara nga z. Hashani, Kosova ka një performancë stabile buxhetore, ku të hyrat e përgjithshme shënuan një ngritje prej rreth 7.3% në raport me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Ndërkohë, sipas z. Hashani, përmirësim ka pasur edhe në sektorin bankar, ku normat e interesit të kredive kanë shënuar rënie në tremujorin e katërt e vitit 2016, nga 7.27 në 7.25%, përderisa sa i përket normës së interesit në depozita, Kosova ka normën më të ulët në krahasim me vendet e rajonit. Sipas z. Hashani, krijimi i kushteve për rritje të përshpejtuar ekonomike duhet të jetë fokusi qendror i politikbërjes në Kosovë. Sa i përket inflacionit, z. Hashani deklaroi se cmimet janë ngritur rreth 1.6% në tremujorin e parë të këtij viti, ndërkohë rreth bilancit tregtar, sipas z. Hashani, Kosova vazhdon të ketë deficit të lartë tregtar i cili arrin deri në 533 milionë Euro.

Image

Studimi “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”, u prezantua nga z. Visar Vokrri, hulumtues në Institutin Riinvest dhe njëkohësisht njëri prej autorëve të raportit. z. Vokrri fillimisht zbuloi metodologjinë e raportit, ku gjithnjë sipas tij, studimi përmban të dhëna të nxjerra nga anketa me 600 ndërmarrje të vogla dhe të mesme në vend. Duke ju referuar të gjeturave të raportit, z. Vokrri deklaroi se krahasuar me vitin e kaluar, barrierat e të bërit biznes janë në rënie.Sipas z. Vokrri, një numër i konsiderueshëm i bizneseve në Kosovë, nuk janë në dijeni për rëndësinë e pagesës së tatimeve. Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së grave në sektorin privat, përqindja e femrave në sektorin privat shënoi një rritje nga 22% në vitin 2011, në 27% në vitin 2016

Image

Pas prezantimit të studimeve, fjalën e morri z. Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë. Sipas tij, në mënyrë që të ketë ngritje ekonomike, duhet të ketë ngritje të prodhimit vendor dhe konkurrueshmëri ndërkombëtare. z. Mantovanelli, theksoi kufizimet ekonomike, ku sipas tij remitencat dhe investimet e huaja direkte shtyejnë konsumin në Kosovë, i cili ndeshet me importin dhe minimizon kapacitetin për të prodhuar.  

Image

Ndërkohë, përfaqësuesi rezident i FMN-së z. Ruud Vermeulen, diskutoi rreth dinamikave të zhvillimit ekonomik dhe ndjeshmërinë e ekonomisë Kosovare përgjatë krizës ekonomike. Sipas tij, remitencat janë bekim dhe mallkim njëkohësisht, për shkak të fuqisë për të financuar konsumin dhe rritjen e paqëndrueshme që e mbështesin.Sipas tij, niveli i papunësisë në Kosovë në nivel të papranueshëm, e sidomos në grupe të margjinalizuara.

Image

Ministri Financave në largim, z. Avdullah Hoti, diskutoi për politikat fiskale të ndërmarra nga qeveria, dhe stabilitetin financiar në vend. Ndërkohë, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në largim, znj. Hykmete Bajrami deklaroi se politikat fiskale në vend duhen të mbështesin prodhuesit në vend të tregtarëve. Znj Bajrami, po ashtu përmendi politikat e ndërmarra nga Ministria e Tregtisë, dhe projektet që do të realizohen në ditët në vazhdim.

Image

Ndërkohë pjesën e sesionit të parë e përmbylli z. Petrit Gashi, Kryetar i Bordit të Agjensionit Kosovar të Privatizimit. Sipas z. Gashi, kapacitetet prodhuese të vendit duhet të ngriten në mënyrë që të ngriten po ashtu edhe benefitet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. 

Image

Ndërkohë në pjesën e dytë të konferencës, autorë vendor dhe ndërkombëtar prezantuan punime shkencore me po të njejtën temë. Pas prezantimit dhe diskutimit të punimeve, konferencën e mbylli z. Visar Vokrri.

Arkiv

Tryezë diskutimi: Integriteti i sektorit privat; korrupsioni nga ana e ofertës

Më shumë

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë