Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Ceremoni inaugurese

Inaugurohet Forumi Ekonomik i Gruas

Instituti Riinvest organizoi ngjarjen inauguruese të projektit “Forumi Ekonomik i Gruas”, qëllimi kryesor i të cilit është avancimi i pozitës së gruas në biznes, si punëdhënëse e punëmarrëse njëkohësisht, nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët avokuese për çështjet në fjalë, si dhe krijimit të një agjende nacionale që trajton angazhimin e gruas në biznes dhe ekonomi.

Ngjarja shënon fillimin e Forumit Ekonomik të Gruas në Kosovë, një trup i pavarur, i cili mbledhë rreth vetes akterë, organizata e individë të shoqërisë që kanë interes dhe angazhohen për zhvillimin e gruas në ekonomi. Forumi themelohet bashkërisht nga organizatat që përfshihen në mënyrë aktive në përmirësimin e pozitës së gruas në Kosovë.

Konferencën e shpalli të hapur Dita Dobranja, hulumtuese në Institutin Riinvest, e cila i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, dhe ia kaloi fjalën drejtorit ekzekutiv të Institutit Riinvest, Lumir Abdixhku.

Image
Dita Dobranja, hulumtuese në Institutin Riinvest

Në fjalën e tij hyrëse, Abdixhiku, u fokusua në pozitën e rëndë të gruas në ekonomi, duke theksuar dallimin e madh në statistika sa i përket punësimit dhe pagës krahasuar me meshkujt. Abidxhiku po ashtu theksoi se me iniciativë të tillë si Forumi, gjërat do të ndryshojnë për të mirë. Abdixhiku, po ashtu përmendi sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë, si rezultat I korrupsionit, mungesës së sundimit të ligjit, dhe rrjedhimisht përfundojnë me mungesë të përfaqësimit të barabartë të qytetarëve tanë. Tutje, ai shtoi se përgjatë 21 viteve të fundit të ekzistimit të organizatës sonë, kemi kuptuar se pabarazia më e madhe ka karakter gjinor, pasi që gratë Kosovare janë shumëfish më të papuna se burrat.

Image
Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest

Ndërkohë, pas tij fjalën e morri Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, I cili në fjalën e tij hyrëse citoi ish-presidenten Jahjaga, duke thënë se duke investuar në gra, shteti investon në fëmijë dhe rrjedhimisht të ardhmen e tyre. Ambasadori Delawie deklaroi se ai ndjehet jashtëzakonisht krenar për përkrahjen që USAID po I bën forumit, duke theksuar përkrahjen e pa rezervë.

Image
Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie

Pas ambasadorit Delawie, fjalën e morri Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami. Bajrami, deklaroi se shumë shpejt Forumi Ekonomik I Gruas do të jetë anëtar me të drejta të plota të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, dhe sipas saj sapo të jetë gati agjenda nacionale e gruas, ajo do të jetë pjesë e inkorporuar në Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit Privat.

Image
Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Konferenca u përmbyll me nënshkrimin e deklaratës së bashkëpunimit të Forumit Ekonomik të Gruas, nga 11 organizatat themeluese të Forumit. Organizatat bashkëthemeluese janë: Institutit Riinvest, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, SHE-Era, Gratë për Gratë Kosovë, Gratë në Biznes, Dhoma Ekonomike e Grave – G7, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Dera e Hapur, Liria – Gjilan, Rrjeti Multietnik i Grave Sipërmarrëse dhe RROGRAEK (Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase). Rrjeti i Forumit arrin më se 400 anëtarë duke përfshirë organizatat dhe individët anëtarë në rrjetet e bashkëthemeluesve.

Image
Nënshkrimi i deklaratës

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.

Image

 

Arkiv

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë