Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Mundësitë për bashkëpunim ndër-komunal

Forumi Mbrojtja e Mjedisit

Instituti Riinvest, në bashkëpunim me organizatat tjera partnere “Development Group” dhe “Community Development Institute”, në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Partneritetit Zhvillimor Strategjik ndërmjet Komunave/Komuniteteve”, organizoi Forumin për Mbrojtjen e Mjedisit, me ç ‘rast u publikua raporti “Mbrojtja e Mjedisit në 16 Komuna - Mundësitë për bashkëpunim ndër-komunal”.

Projekti është pjesë e programit “Avancojmë Kosovën së Bashku – Alternativa Lokale” i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), dhe përfshin 16 komuna: të Graçanicës, Kllokotit, Novobërdës, Parteshit, Ranillugut, Shtërpcës, Gjilanit, Istogut Klinës, Obiliqit, Pejës, Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është inkurajimi i komunave për të krijuar partneritete dhe rrjete regjionale për adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisje së mirë, dhe zhvillimin e qasjeve të reja në adresimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme të qeverisjes lokale.

Forumin e shpalli të hapur drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, z. Alban Hashani. Duke i falënderuar pjesëmarrësit, z. Hashani potencoi pikat kyçe të projektit, duke theksuar si pikë shumë të rëndësishme ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ndër-komunal për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Pas prezantimit të pikave kyçe të projektit, z. Hashani ka prezantuar në pika të shkurtra edhe raportin mbi mbrojtjen e mjedisit duke cekur se raporti paraqet situatën aktuale në 16 komunat, problemet e përbashkëta në mes të komunave, praktikat rajonale në krijimin e bashkëpunimeve ndër-komunale, dhe mundësitë për bashkëpunim ndër-komunal për menaxhimin e mbeturinave.

znj. Perihane Ymeri - Ustaibo, specialiste për menaxhimin e projekteve në USAID diskutoi rreth rëndësisë së projektit nga perspektiva e programit Avancojmë Kosovën së bashku – Alternativa Lokale si dhe rëndësinë që USAID-i i kushton bashkëpunimeve ndër-komunale, duke përfshirë edhe financimin e këtij programi. Znj. Ymeri edhe njëherë e rikonfirmoi përkrahjen dhe mbështetjen e qeverisë amerikane për projekte të tilla, me rëndësi të lartë për mbrojten mjedisore, të cilat sipas saj rezultojnë me bashkëpunim shumë më të lartë komunal. Në fjalinë e saj përmbyllëse, znj. Ymeri deklaroi se aktivitetet e programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Alternativa Lokale do të fokusohen në angazhimin e njerëzve që të mendojnë, flasin dhe punojnë së bashku me anëtarët e komuniteteve tjera, dhe në të njëjtën kohë inkurajoi zyrtarët komunal që të marrin pjesë në diskutim dhe të gjenerojnë ide kreative për bashkëpunim ndër-komunal.

Raportin e publikuar nga Instituti Riinvest, “Mbrojtja e Mjedisit në 16 Komuna - Mundësitë për bashkëpunim ndër-komunal” e prezantoi hulumtuesja e avancuar në Institutin Riinvest, Diellza Gashi. Znj. Gashi prezantoi problemet dhe sfidat e përbashkëta me të cilat ballafaqohen komunat në mbrojtjen e mjedisit si dhe praktikat e përdorura nga vendet fqinje në mbrojtjen e mjedisit përmes bashkëpunimeve ndër-komunale. Po ashtu, znj. Gashi prezantoi disa ide për bashkëpunime ndër-komunale.

Ndërkohë, Ministri për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor z. Ferid Agani, falenderoi Institutin Riinvest dhe organizatat tjera partnere në projekt, për përkushtimin dhe punën e bërë në mbrojtjen mjedisore. Sipas z. Agani, analiza dhe identifikimi i problemeve të përbashkëta mjedisore, paraqet një kontribut tejet të rëndësishëm për ngritjen e cilësisë mjedisore. “E drejta jonë është që të kemi zhvillim të pastër në mjedis, dhe ky është qëllimi dhe vizioni ynë”, - deklaroi z. Agani. Sipas tij, mbrojtja e mjedisit në Kosovë ka qenë shumë e neglizhuar për shkak te rrethananeve të rënda socio-ekonomike. Po ashtu z. Agani përmendi vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqohet vendi. Sipas tij, zbatimi i legjislacionit te BE-së është shoqëruar me vështirësi të shumta. Po ashtu objektivi i qeverisë për mbrojtjen mjedisore ka diskrepancë me mundësitë aktuale buxhetore, pasi që sipas tij vetëm 0.5% e buxhetit aktual është ndarë për mjedis. Si vështirësi tjetër, z. Agani përmendi gjithashtu mungesën e drejtorive dhe zyrtarëve komunal për mjedis. Si përfundim, z. Agani theksoi edhe njëherë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e zotuar që të punoj në mbrojtjen e mjedisore, duke theksuar se është tejet e rëndësishme që të ketë bashkëpunim në mes të qeverisë qendrore dhe lokale për implementim sa ma të mirë, si dhe përkushtim dhe përgjegjësi shumë më të madhe nga të gjitha palët.

z. Avdullah Nishori, nga Qendra Rajonale për Mjedis zyra në Kosovë diskutoi lidhur me Planet Lokale për Veprim në Mjedis, të hartuara për shumicën e komunave në Kosovë. Z.Avdullahu po ashtu diskutoi edhe rreth problemeve të përbashkëta me të cilat komunat ballafaqohen lidhur me mjedisit si dhe për mundësitë për bashkëpunim ndër-komunal.

Forumi u përmbyll me diskutimin e 16 zyrtarëve komunalë, të cilët diskutuan rreth sfidave dhe mundësive të bashkëpunimit. Ndërkohë z. Hashani në fjalinë e tij përmbyllëse potencoi se nga diskutimi i përbashkët u rikonfirmuan problemet e përbashkëta të komunave të cilat dalin edhe nga raporti i Institutit Riinvest, prandaj i inkurajoi komunat që të bashkëpunojnë mes veti.

Arkiv

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë