Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Afati i fundit për aplikim: 7 Nëntor 2022

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Pas përfundimit të suksesshëm të gjeneratës së parë të shkollës së gjelbër, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Instituti Riinvest fton gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, hulumtues dhe profesionistë të sektorit të energjisë nga Kosova të aplikojnë për ciklin e dytë të Shkollës së Gjelbër që organizohet nga Green Action Space (projekt i përbashkët i KFOS-it dhe Institutit Riinvest).

Qëllimi:

Qëllimi i shkollës së gjelbër është të njoftoj pjesëmarrësit mbi çështjet mjedisore duke inkurajuar debatin dhe avokimin në kontekst të agjendës së gjelbër. Përmes ligjëratave interaktive dhe punëtorive jashtë vendit, me ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri themelore në lidhje me: (i) Klimën dhe energjinë; (ii) zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë qarkore; (iii) pikat me të rrezikuara mjedisore në Kosovë, dhe (iv) politikat mjedisore dhe aktivizmin qytetar. Pas përfundimit të shkollës, pjesëmarrësit do të: (a) kuptojnë konceptet kryesore të Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së dhe agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor; (b) kuptojnë politikat publike si përgjigje ndaj sfidave mjedisore dhe zhvillimore; (c) angazhohen në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe përmes avokimit në përmirësimin e politikave mjedisore; (d) kuptojnë konceptet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë qarkore.

Në kuadër të shkollës së gjelbër do të organizohen dy punëtori në Shqipëri dhe 12 sesione ligjëratash që do të mbahen përgjatë 14 javëve. Plan programin e shkollës mund ta shkarkoni këtu:

https://bit.ly/3yPIMwv

Aplikimi:

Për të aplikuar në Shkollën e Gjelbër, nga kandidatët kërkohet të përgatisin aplikacionin me dokumentet e mëposhtme:

- CV jo më të gjatë se dy faqe (formati: EUROPASS)

- Letër motivuese (tema: Si do të ju ndihmoj kjo shkollë në punën që bëni?)

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidatët duhet të dërgojnë dokumentacionin e plotë, të tregojnë interes serioz për pjesëmarrje, si dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë në të dyja punëtoritë që organizohen në kuadër të shkollës së gjelbër. Gjithsej 30 kandidatët më të suksesshëm do të përzgjidhen për pjesëmarrje. Në veçanti inkurajohet pjesëmarrja e grave. Aplikacionet e pjesshme nuk do të merren parasysh. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit e suksesshëm do të marrin certifikatë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ekipi i Green Action Space. Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet në adresën elektronike: [email protected], deri me datë 7 Nëntor 2022, në ora 23:59.

Organizimi:

Punëtoria hyrëse dhe përmbyllëse do të organizohet në Shqipëri. Datat preliminare për organizimin e punëtorive janë paraqitur në plan program. Sesionet e ligjëratave do të mbahen në Kosovë. Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve do të mbulohen nga Green Action Space, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, pijet dhe transportin. Gjuha e përdorur gjatë shkollës është shqipe dhe angleze, varësisht nga ligjëruesi do të ofrohet përkthim simultant. Për informata më të hollësishme, ju lutem kontaktoni Tringë Shkodra në adresën elektronike:

[email protected] apo në numrat e telefonit +383 (0) 38 223 816; 44 542 911, çdo ditë pune prej orës 10:00 – 16:00.

Arkiv

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST APROVON PLANIN STRATEGJIK 2022-2027

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë