Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Publikohet dokumenti pozicionues ‘Gratë si ndërmarrëse’

Instituti Riinvest, më 14 Shtator 2021, mbajti diskutimin përmes platformës ‘Google meet’ me titull “Gratë si ndërmarrëse”. Në këtë diskutim u prezantua dokumenti pozicionues lidhur me problemet që ndërlidhen me pozitën e grave ndërmarrëse në Kosovë, i përgatitur nga Instituti Riinvest. Diskutimi u moderua nga zëvendës drejtoresha e Institutit Riinvest, znj.Saxhide Mustafa. Prezent në diskutim si panelist ishin znj. Leonora Kusari, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim -EBRD, znj. Syzana Aliu, Pronare e ‘Magic Ice’, znj. Bleta Zeqiri, Pronare e biznesit ‘Chocolate Corner’, znj. Iliriana Gashi, drejtoreshë në organizatën ‘Kosova Women 4 Women’ si dhe znj. Nora Arifi nga ‘Fondi Kosovar për Garanci Kreditore-FGKG’. Dokumenti paraqet një aktivitet të projektit të organizuar nën iniciativën e titulluar Human Rightivism të mbështetur nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim e Zhvillim (SIDA) dhe të zbatuar nga Fondi për Zhvillim të Komunitetit (CDF). Qëllimi kryesor i projektit është avancimi i të drejtave të grave në Kosovë.

Dokumenti është hartuar me qëllim për të trajtuar problemet që ndërlidhen me pozitën e grave ndërmarrëse në Kosovë dhe për të rekomanduar tek Qeveria dhe akterët tjerë relevant politika dhe masa tjera për të adresuar dhe zgjidhur në mënyrë më efikase e tejkaluar sfidat dhe barrierat me të cilat ballafaqohen gratë ndërmarrëse. Një përfaqësim më i madh i grave në tregun e punës është parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit. Më shume gra të punësuara nënkupton, mes tjerash, më shumë vende të reja të punës, përmirësim të mirëqenies familjare, ulje të varfërisë si dhe ngritje më e lartë e nivelit të edukimit.

Ndërmarrjet në pronësi të grave në Kosovë janë kryesisht të fokusuara në sektorin e shërbimeve, tregtisë me pakicë dhe shumicë, përpunimit të ushqimit etj. Ndërsa, motivuesit kryesorë që nxisin gratë drejtë hapjes së biznesit mbeten sigurimi I mirëqenies më të mirë si dhe fleksibiliteti I shtuar për të balancuar përgjegjësitë e familjes dhe ato profesionale. Nxitës të tjerë konsiderohen edhe potenciali për fitime financiare.

Në anën tjetër barrierat e grave ndërmarrëse janë të ndryshme nga ato të burrave në rangim. Tri barrierat kryesore më të ranguara nga gratë afariste bazuar në hulumtimin e Riinvestit (2017) janë: normat tatimore, tregu i vogël, si dhe barra administrative. Gratë ndërrmarrëve e konsiderojnë se konkurrenca e pandershme ku përfshinë evazionin fiskal, informalitetin dhe shantazhin është një pengesë relativisht problematike. Ligji i punës po ashtu mbetet një barrierë shumë e madhe, sidomos rregullimi i dispozitave të pushimit të lehonisë. Do të ishte me interes të lartë që qeveria e Kosovës të hartonte strategjinë zhvillimore gjithëpërfshirëse, afatgjate e cila do të integrojë gratë në botën e biznesit dhe të zvogëlojë hendekun e pjesëmarrjes gjinore në ekonominë e vendit.

Gjithashtu, mungesa e pronës dhe pasurisë individuale konsiderohet si një prej barrierave të të bërit biznes nga gratë. Për dallim nga burrat ndërmarrës vetëm 21% e grave ndërmarrëse kanë në pronësi lokalet afariste. Kjo njëkohësisht e vështirëson qasjen në financa cila konsiderohet si një prej barrierave më të shpeshta me të cilën gratë ballafaqohen. Të dhënat tregojnë, se vetëm 12 përqind e grave ndërmarrëse kanë marrë kredi në institucionet financiare për qëllime të investimeve (Riinvest, 2017). Për më tepër, tek gratë ndërmarrëse vërehet edhe një angazhim më i dobët në proceset e prokurimit publik. Kjo bën që të hyrat e bizneseve të udhëhequra nga gratë kryesisht të sigurohen nga konsumatori final e më pak nga shitjet me shumicë ose pjesëmarrja në prokurim publik. Rreth 98% të ndërmarrjeve në pronësi të grave kanë realizuar shitje vjetore deri në 100,000 €; afërsisht 70% e tyre kanë pasur qarkullim prej më pak se 10,000 €; ndërsa vetëm 1.4% kanë regjistruar shitje mbi 100,000 € (Riinvest, 2017).

Gratë ndërmarrëse janë pjesë e ekonomisë së Kosovës me një përqindje mjaft të ulët me rreth 11.42%. Vendi ende pas dy dekadave të luftës në Kosovë nuk ka strategji gjithëpërfshirëse, afatgjate sesi të integrojë gratë në botën e biznesit dhe të zvogëlojë hendekun e pjesëmarrjes gjinore në ekonominë e vendit. Përtej kësaj, mungojnë stimulime për të inkurajuar gratë që të përfshihen në veprimtari afariste dhe kjo është arsyeja se pse pjesëmarrja e bizneseve në pronësi të grave në sektorin privat mbetet ende kaq e ulët.

Në fund të diskutimit penalistët u pajtuan me rekomandimet si në vijim:

Forumi Ekonomik i Grave të vazhdojë avokimin për të përmirësuar politikat dhe masat qeveritare për nxitjen e bizneseve të grave përmes pikave më poshtë:

-Vazhdimin me dhënien e prioritetit në grantet qeveritare dhe tek donatorët

-Të bëhet standardizimi i produkteve të cilat janë kusht për tregun vendor dhe rajonal

-Të punohet në rrjetëzimin e ndërmarrjeve dhe në bashkimin e tyre; të organizohen takime të cilat ngrisin vetëdijen për punën në ekip e cila po ashtu do të mund të ndikoj në mirëbesimin në mes të ndërmarrëseve.

-Dhënien e asistencës teknike, ngritjen e shkathtësive në çështje menaxheriale, organizative, të marketingut, shitjeve online dhe çështje financiare.

-Aftësimi organizativ dhe profesional të asociacioneve të bizneseve të grave;

-Përmirësimit të kornizës ligjore dhe rregullative, veçanërisht ato që krijojnë barriera siç është Ligji i punës;

-Avokimi i mëtejmë për të drejtën pronësore ndaj grave

-Të organizohen trajnime për riaktivizimin e shkathtësive e grave të moshës mesme të cilat konsiderohen me potencial të lartë punë.

-Të organizohen trajnime për ngritjen e shkathtësive për përgatitje të projekteve.

 

Diskutim mbi sfidat dhe mundësitë e grave ndërmarrëse në Kosovë në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/InstitutiRiinvest/videos/1261860320923581

Arkiv

Tryezë diskutimi: Integriteti i sektorit privat; korrupsioni nga ana e ofertës

Më shumë

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë