Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

ALBAN HASHANI – RIZGJEDHET DREJTOR EKZEKUTIV

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit Riinvest

Bordi i Institutit Riinvest në mbledhjen e tij të mbajtur me 9 Qershor 2021, mori vendim për rizgjedhjen e Dr. Alban Hashanit edhe për një mandat katërvjeçar në pozitën e drejtorit ekzekutiv të këtij Instituti. Ai është pjesë e Institutit Riinvest për më shumë se 15 vjet. Dr. Alban Hashani ka doktoruar në Britani të Madhe nga fusha e ekonomisë dhe ka zhvilluar karrierë të suksesshme në fushën akademike e kërkimore.

Bordi është i bindur se me këtë zgjedhje Instituti Riinvest, si think-tank i pavarur, do të vazhdojë të përmbushë me sukses misionin e tij në promovimin e zhvillimit modern ekonomik të Kosovës të bazuar në filozofinë të ndërmarrësisë.

Bordi, gjithashtu diskutoi edhe për orientimet strategjike të prezentuara nga Dr. Hashani për periudhen e mëtejme duke vazhduar lidershipin e Institutit Riinvest në studimet ekonomike e zhvillimore. Instituti do të jetë i përgatitur për shërbime më të avancuaara profesionale për ndërmarrjet private, në përputhje me zhvillimet më të reja teknologjike, sidomos të asaj digjitale, por edhe kërkesave për përgjegjësi sociale dhe mjedisore, sidomos për investimet e reja. Prandaj, përkundër faktit se aktualisht Instituti ka një staf të dalluar hulumtues, do të vazhdojë të kontribuojë për ngritjen e profesionale të stafit të tij e më gjerë në vazhdimësi, në mënyrë që të jetë në gjendje tu përgjigjet sfidave të reja në këto fusha duke u pozicionuar sa më mirë në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Arkiv

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST APROVON PLANIN STRATEGJIK 2022-2027

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Publikohet dokumenti pozicionues ‘Gratë si ndërmarrëse’

Më shumë

BAROMETRI I PROKURIMIT PUBLIK (X-INDEX) 2020

Më shumë

Publikohet dokumenti pozicionues 'Inkurajimi i grave për të zgjedhur profesione me perspektivë'

Më shumë

Publikohet dokumenti pozicionues 'Inkurajimi i grave për të zgjedhur profesione me perspektivë'

Më shumë

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Njoftim: Shtyhet Konferenca Ndërkombëtare 'Aktivizimi i Burimeve të Zhvillimit Ekonomik'

Më shumë

Publikohet raporti kërkimor 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor'

Më shumë

Përballja me Covid -19: Trendi dhe Ndikimet Sociale e Ekonomike

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë