Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Publikohet raporti kërkimor 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor'

Instituti RIINVEST, sot organizoi një debat me ekspertë ekonomie lidhur me raportin e tij më të ri kërkimor që trajton iniciativat për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal qe po diskutohen në vazhdim të Procesit të Berlinit. Këto iniciativa që kanë për thelb një bashkëpunim, përkatësisht integrim më të madh ekonomik, midis të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) në lidhshmëri me proceset e integrimit Evropian viteve të fundit janë promovuar me emra te ndryshëm, mes tjerash, si: “Hapësira Ekonomike Rajonale”, “Mini Shengeni“ , “Tregu i Përbashkët”. Por ato janë përcjellë edhe me dilema që ndërlidhen me relacionin e tyre, skepticizmin apo “lodhjen” për anëtarësim të vendeve të rajonit në BE si dhe lidhur me problemet e pazgjidhura politike midis vendeve te rajonit, sidomos me raportet e Serbisë me Kosovën, pastaj edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Malin e Zi. Raporti ka analizuar gjithë këtë kontekst dhe ka shtruar nevojën që Kosova të paraqitet më proaktive dhe më e përgatitur në fazën e mëtejme duke dhënë edhe rekomandime në këtë drejtim. Debati shumë përmbajtjesor i pjesëmarrësve kontribuoi në ndriçimin e shumë aspekteve dhe forcimin rekomandimeve të Raportit.

Ishte një mendim i përbashkët se Kosova duhet të forcojë prezencën në takimet zyrtare, dhe në takime të tjera akademike dhe në nivel të shoqërisë civile lidhur me këto iniciativa. Sidomos pas marrëveshjes së Uashingtonit dhe të deklaratës së Kryeministrave të aprovuar në Samitin e Sofjes nuk do të ishte produktiv hezitimi për të prezantuar shikimet dhe interesat tona në diskutimet e mëtejme. Pjesëmarrja e institucioneve të Kosovës duhet të jetë e barabartë me gjithë vendet e tjera dhe e argumentuar. Qeveria e Kosovës duhet të analizojë me hollësi aspektet në nivelin politik dhe ekonomik, në nivel nacional dhe sektorial duke identifikuar qartë përfitimet dhe kostot. U tha se mungesa e këtyre analizave përbën një handikap dhe ky hendek duhet të tejkalohet sa më shpejtë.

Raporti dhe debati vunë në dukje se përderisa perspektiva e integrimit, përkatësisht anëtarësimit të vendeve të BP6 në BE mbetet një orientim, procesi i bashkëpunimit rajonal në të gjitha format dhe përmbajtjet e tij duhet të jetë i ndërlidhur dhe sinergjik me integrimin në BE dhe si i tillë duhet të evitojë duplifikimin e aspekteve administrative dhe institucionale, paradhomat e panevojshme, duke përfshirë këtu edhe tejkalimin e nevojës për një union doganor, pasi që të gjithë vendet kanë një proces të bashkimit doganor me BE.

U theksua nevoja që debati për këtë çështje duhet të intensifikohet dhe pasurohet me analiza dhe studime gjithëpërfshirëse në nivel qeveritar, akademik dhe në shoqërinë civile.

Arkiv

Publikohet raporti studimor ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ 2020

Më shumë

THIRRJE II PER APLIKIM

Më shumë

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Mbahet konferenca "Korrupsioni nga ana e ofertës"

Më shumë

Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku dhe Gjakova, renditen më së miri në IKK

Më shumë

Mbahet sesioni i dytë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

Mbahet sesioni i parë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

75% e grave në Kosovë mendojnë se nuk ka vende të përshtatshme pune

Më shumë

PËRKUJTIM PËR PROF. EKREM BEQIRIN

Më shumë

Publikohet libri "Ekonomia e Kosovës"

Më shumë

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave

Më shumë

Lansohet “Njësia matëse e prokurimit publik”

Më shumë

Riinvest publikon animacionet “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë