Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Përballja me Covid -19: Trendi dhe Ndikimet Sociale e Ekonomike

Instituti Riinvest në vazhdën e aktivitetit të tij kërkimor, prezantoi sot në një diskutim online me hulumtues dhe pjesëmarrës të tjerë raportin e tij më të ri, “Përballja me Covid -19, Trendi dhe Ndikimet Sociale e Ekonomike”. Raporti prezanton sfidat e shoqërisë kosovare në përballjen me COVID-19. Konkludohet se efektet e COVID-19 në planin shëndetësor u përkeqësuan dukshëm në fillim të nëntorit, me valën e dytë, pas një situate më të qetë dhe të menaxhueshme sidomos gjatë periudhës gusht –shtator dhe gjysma e parë e tetorit. Ndonëse me kapacitete të rritura në stafin mjekësor dhe shtim të dukshëm të testimeve dhe një mobilizim për ta përballuar gjendjen fluksi i tashëm i frekuencës së infektimeve, nëse vazhdon më gjatë, do të vërë në sprova serioze sistemin publik shëndetësor.

Ndikimet e COVID-19 në rrjedhat ekonomike janë më të rënda sesa që parashikoheshin dhe ato pasqyrohen me përkeqësim të treguesve kryesorë makroekonomikë. GDP-ja do të ketë tkurrje më të madhe sesa që parashikohej rreth 8.8 % (BB) në vend të parashikimeve të Qeverisë për rreth 3%. Të ardhurat e inkasuara buxhetore për 9 muaj po realizohen më pak sesa parashikohej për 6%, ndërsa shpenzimet e parapara për këtë periudhë po ashtu ngecin për rreth 17% për shkak të rënies së dukshme të investimeve publike dhe mosrealizimit të transfereve dhe subvencioneve në mungesë të aprovimit të Ligjit të Rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend për më shumë se tre muaj. Përtej pritjeve një performancë më të mirë treguan eksportet, investimet e jashtme direkte dhe dërgesat nga emigrantët duke ndikuar në zvogëlimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse në bilancin e pagesave.

Sektori financiar tregon një rritje solide të depozitave dhe të aktivitetit kreditor sidomos që nga gushti e këndej. Megjithatë ky aktivitet nuk duket se lehtëson siç duhet situatën e përballjes me COVID-19 nga bizneset. Mungoi një ri-programim dhe moratorium i kredive pa kosto shtesë që do të kishte një efekt domethënës në lehtësimin e situatës financiare te sektori privat i bizneseve e sidomos në vazhdimin e aktiviteteve investuese të sektorit privat, i cili po përballet me thuaja ndërprerje në tremujorin e dytë dhe me një ringjallje fare të vogël në tremujorin e tretë të vitit 2020. Ky është një fakt që do të ketë shumë efekte negative në periudhën e ardhshme për rritje ekonomike dhe gjenerim të vendeve të reja të punës. Borxhi i përgjithshëm publik vazhdon rritjen dinamike në komponentin e borxhit të brendshëm, duke shtruar po ashtu nevojën e një analize kritike në efektet e përdorimit të tij dhe shkallën e kthimit të investimeve të ndërlidhura me të.

Zbatimi i Programit qeveritar të Rimëkëmbjes Ekonomike mbetet parcial për shkak të vonesës në ndryshimet e legjislacionit që do të kishin efekt në lehtësimin e barrës tatimore ose përmirësimin në qasjen në financa dhe kushte të kredisë dhe përgjithësisht në rritjen e kërkesës agregate. Gjithashtu nuk shohim një përqendrim për një prioritet të qartë të investimeve në shëndetësinë publike ku shpenzimet qeveritare ngecin shumë jo vetëm në krahasim me standardet evropiane por edhe me vendet e rajonit. Në përgjithësi nevoja e krijimit të parakushteve për zbatim më të suksesshëm të Programit të Rimëkëmbjes mbetet një nevojë kritike. 

Situata e mobilitetit të Kuvendit dhe dështimet për të marrë vendime është tejet serioze dhe është duke e servisuar mbajtjen e një status kuoje që rrezikon vendin në shumë aspekte. Serioziteti i kanosjes së COVID-19 me valën e dytë, vonesat në zbatimin e Programit dhe përgjithësisht situata edhe me pozitën ndërkombëtare të vendit, të ndërlidhur me dialogun me Serbinë dhe akuzat e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale mbetet shumë serioze. Në kushtet e një konfiguracioni të tillë në Kuvend dhe paralizimit të marrjes së vendimeve edhe për shkak të fragjilitetit numerik të Qeverisë dhe veprimit opozitar, ose mosgatishmërisë së forcave politike në Kuvend për të ndërtuar konsensus bazik në interes të stabilitetit politik, ekonomik e social, përbën një situatë që kërkon urgjentisht që liderët politikë të gjejnë një zgjidhje të përgjegjshme derisa pasojat nuk janë bërë edhe më të rënda dhe të pariparueshme.

Duke u bazuar në konstatimet dhe gjetjet në këtë Raport, Instituti Riinvest rekomandon sa vijon:

(1) Forcat politike në Kuvend të dakordohen, në mënyrë urgjente, për zhbllokimin e funksionimit të Kuvendit dhe marrjes së vendimeve lidhur me çështjet vitale të vendit e në këtë rast edhe për aprovimin e masave buxhetore, ligjore dhe të tjera për të zbatuar Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike që do të mundësonte mobilizimin e burimeve financiare, lehtësitë tatimore dhe qasjet në financim;

(2) Qeveria e Kosovës të rrisë efektivitetin e zbatimit dhe të rishikojë Programin e Rimëkëmbjes duke e përshtatur atë me situatën më të re e sidomos të rishqyrtojë qasjen për zbatimin më selektiv të masave që intervenimet e saj:

a. të shënjestrojnë segmentet e shoqërisë në nevojë më të madhe në planin social dhe

b. të sigurohet masë kritike e sasisë dhe cilësisë së intervenimeve në aspektin e nxitjes së investimeve, rritjes ekonomike dhe punësimit

(3) Qeveria, BQK-ja dhe bankat t’i krijojnë kushtet për një lehtësim të barrës së kredive dhe borxheve të bizneseve nëpërmjet moratoriumit ose riprogramimit pa kosto të kredive përderisa nuk tejkalohet situata me COVID-19

(4) BQK-ja dhe bankat duhet të shohin mundësitë e uljes së nivelit tepër të lartë të mbulimit të kredive me garanci hipotekare

(5) Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të aprovojnë një plan në mënyrë që gjatë vitit 2020 dhe 2021 të rritet dukshëm kapaciteti i sektorit publik të shëndetësisë në kuptim të infrastrukturës dhe pajisjeve si dhe kapaciteteve humane, duke e rritur shpenzimin qeveritar në shëndetësi nga rreth 3.4% sa është tani në rreth 6%, sa është niveli më i ulët i vendeve në rajon; Në këtë aspekt sugjerohet një rishqyrtim serioz i Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme dhe Buxhetin për 2021.

Arkiv

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë