Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Mbahet konferenca "Korrupsioni nga ana e ofertës"

Në tryezën e organizuar nga Instituti Riinvest “Korrupsioni nga ana e ofertës” janë prezantuar dhe diskutuar gjetjet nga ekipi hulumtues i Institutit Riinvest, të dala nga anketa me 500 bizneseve nga mbarë Kosova. Në tryezë, në cilësinë e panelistëve ishin Afrim Atashi nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, si dhe Alban Hashani dhe Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest. Përveç panelistëve, prezent ishte edhe Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Tryezën e hapi drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest Alban Hashani. Në fjalën e tij hyrëse, Hashani shpjegoi se Instituti Riinvest me mbështetjen e “Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile në partneritet, është duke zbatuar projektin “Kodi dhe Koalicioni i bizneseve kundër korrupsionit”, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të akterëve kryesorë brenda komunitetit të biznesit në Kosovë mbi rëndësinë e zhvillimit të parimeve etike për të reduktuar korrupsionin dhe dhënien e ryshfetit nga bizneset (ana e ofertës së korrupsionit).

Image

Hashani shtoi se deri tani në diskutime publike fokusi kryesor kur është trajtuar korrupsioni ka qenë në anën e kërkesës, megjithatë sipas tij është i rëndësishëm të analizohet korrupsioni edhe prej anës së ofertës. Hashani deklaroi se raporti i prezantuar në tryezë është vetëm pjesë e këtij projekti, i cili do të përfundojë me nënshkrimin e Kodit Kundër Korrupsion nga shoqatat dhe udhëheqësit kryesor të bizneseve.

Në ndërkohë, Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, ju adresua pjesëmarrësve me një fjalë rasti, dhe theksoi përkrahjen e vazhdueshme të shtetit norvegjez për sundimin e ligjit, dhe luftën anti-korrupsion.

Image

“Çdo shtet që dëshiron progres dhe një shoqëri të lirë e të drejtë duhet ta bëjë sundimin e ligjit si prioritet numën një, dhe besoj se projekti i Riinvestit futet mirë në këtë agjendë”, deklaroi Per Strand Sjaastad. Sipas tij, legjislacioni i fuqishëm nuk mjafton në luftimin e korrupsionit, nëse nuk ka implementim të duhur dhe ndryshim të mentalitetit.

Të gjeturat nga studimi “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseve”, i prezantoi Diellza Gashi Tresi, hulumtuese e lartë në Institutin Riinvest, dhe bashkë-autore e studimit. “Perceptimi i përgjithshëm i 500 bizneseve të anketuara, tregon se ka një konsensus se korrupsioni në shoqërinë kosovare është mjaft i përhapur, me fokus kryesor në institucionet qendrore, prokurim publik, dhe në marrjen e lejeve të ndërtimit dhe licencave”, deklaroi Gashi.

Image

Tutje, Gashi shtoi se thuajse dy të tretat e bizneseve konsiderojnë se nuk ka shërbim që është i ndërlidhur me institucione publike, që mund të merret pa dhënë ryshfet. Megjithatë, vetëm gjysma e bizneseve të anketuara konsiderojnë korrupsionin të jetë i përhapur në sektorin ku ata operojnë, deklaroi Gashi. Tutje, bizneset mendojnë se rreth 25% e kompanive në sektorin e tyre janë të përfshira në afera korruptive. Vetëm 36 biznese, apo rreth 7% e bizneseve të anketuara, kanë deklaruar të kenë pranuar kërkesa nga zyrtarët publik për ryshfet, në shkëmbim të një shërbimi apo problemi për tu zgjidhur, dhe vetëm 10% kanë raportuar rastet tek autoritetet kompetente. Për më shumë, 40% e të anketuarve kanë deklaruar se asgjë nuk ka ndodhur me zyrtarët të cilët janë raportuar. Në linja të përafërta, edhe 26% e bizneseve kanë deklaruar se nuk ka kurrfarë kuptimi të raportohen zyrtarët, pasi që askush nuk do të merret me rastin. Gjithashtu, më shumë se gjysma e bizneseve besojnë se zyrtarët të cilët janë kapur duke u përfshirë në praktika korruptive, nuk janë dënuar në mënyrë të duhur, pasi që nuk janë dënuar me burg; duke treguar në këtë mënyrë se bizneset besojnë që dënimet për korrupsion nuk janë adekuate, deklaroi Gashi.

Image

Muhamet Mustafa, këshilltar i lartë në Institutin Riinvest, deklaroi së është shqetësuese që dy të tretat e bizneseve mendojnë se duhet dhënë ryshfet për kryer ndonjë punë në institucione zyrtare. Si masë parandaluese ndaj korrupsionit, Mustafa përmendi njërin nga rekomandimet e studimit që thotë se bizneset të cilat janë të përfshirat në afera korruptive, të përjashtohen nga procedurat e prokurimit për një periudhë 10 vjeçare.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaroi se gjetjet e dala nga ky raport janë shqetësuese.

Image

Duke u ndërlidhur me rekomandimin se bizneset e përfshira në afera korruptive duhen të përjashtohen nga pjesëmarrja në procedura të prokurimit, Rukiqi deklaroi se nxitja dhe presioni për korrupsion vjen nga kërkesa, sepse sipas tij ka nivel minimal llogaridhënës dhe një shkallë të lartë të konkurrencës të padrejtë në treg.

Ndërkohë, Afrim Atashi , Drejtor i Departamentit të Parandalimit të Korrupsionit, diskutoi për punën të cilën e bënë Agjencia Kundër Korrupsionit në parandalimin e korrupsionit. Sipas Atashit, ky është një studim mjaft i qëlluar pasi që nuk kemi studime që merren më gjetje të tilla.

Image

Atashi deklaroi se ka shumë biznese të cilat nuk janë të sinqerta në përgjigje, pasi që në të njëjtën kohë deklarojnë se ka korrupsion, ndërsa kur pyetën nëse kanë qenë të përfshirë në afera të tilla, bizneset mohojnë një gjë të tillë.

Diana Metushi Krasniqi, nga KDI u shpreh tejet e kënaqur që ky studim ka marrë për bazë anën e ofertës së korrupsionit, pasi që sipas saj kjo anë nuk është analizuar mjaftueshëm.

Image

Sipas Krasniqit, vështirësitë më të mëdha në luftën kundër korrupsionit lidhen me mungesën e integritetit, mungesën e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, dhe me mungesën e vullnetit politik. Krasniqi ju bëri thirrje të gjitha bizneseve që ta raportojnë korrupsionin në linjën speciale të KDI-së, duke ju garantuar se të dhënat e tyre do të mbesin krejtësisht të mbrojtura.

Pas diskutimit të pjesëmarrësve, tryezën e mbylli Muhamet Mustafa.

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Arkiv

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë