Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku dhe Gjakova, renditen më së miri në IKK

Është mbajtur tryeza “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” (IKK 2019), me ç ‘rast është shpalosur edhe publikimi me po të njëjtin emër.

Tryezën e hapi drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest Alban Hashani. Hashani deklaroi se ky indeks ka për qëllim që të vejë në baza krahasimtare, indikatorë të rëndësishëm të konkurrueshmërisë nëpër komunat e Kosovës. Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave, bazohet në një metodologji tashmë të konsoliduar e cila paraqet një burim të jashtëzakonshëm të të dhënave primare për të analizuar mjedisin biznesor në kontekst lokal, tha Hashani.

Image

Tutje, ai shtoi se indeksi ka 8 indikatorë, të cilët përfshijnë: barrierat e të hyrit në biznes, transparenca në informim, pjesëmarrja dhe parashikueshmëria, shpenzimet kohore, tatimet dhe obligimet e sektorit privat ndaj komunave, shpejtësia e administratës komunale, shërbime mbështetëse për sektorin privat, dhe infrastruktura komunale. Ky indeks është realizuar pas një ankete me 3200 biznese, që paraqet një burim të jashtëzakonshëm të të dhënave. Krahas anketimit janë realizuar edhe fokus grupe me biznese në nivel komunal. Në fund, Hashani falënderoi USAID-në për përkrahjen në këtë projekt.

Ndërkohë, Paul Vaca, Drejtor i Programit dhe Zyrës së Politikave, USAID Kosovë, u shpreh të jetë tejet i nderuar si i pranishëm në këtë tryezë me partnerët nga Institutit Riinvesti, për të lansuar studimin “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” 2019. “Është mirë që ka prani kaq të madhe të njerëzve dhe zyrtarëve nga qeverisja lokale, të cilët punojnë në vazhdimësi për një ambient sa më të mirë biznesor, dhe tërheqin investime”, deklaroi Vaca.

Image

Sipas tij, Ky projekt është shumë i rëndësishëm për kryetarët e komunave, për të kuptuar nëse politikat e tyre janë të efektshme. Vaca shtoi se ky raport nuk shërben vetëm për rangimin e komunave, por për të parë se si komunat i përdorin këto të dhënë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre. “Ajo çka na ka lënë përshtypje është performancë e komunave të vogla. Për herë të dytë radhazi, komuna e Lipjanit është komuna me performancën më të mirën, dhe për këtë meriton urim”, u shpre Vaca. Ky publikimi po ashtu, do të ju ndihmojë qytetarëve që të mbajnë udhëheqësit e komunave të tyre të jenë përgjegjës dhe llogaridhënës. Në fund, ai deklaroi se duke punuar së bashku, komunat dhe bizneset mund ta përmirësojnë dhe ta nxisin edhe më shumë ambientin biznesor.

Image

Fetije Begolli, Drejtoreshë për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, deklaroi se MAPL-ja ka finalizuar një strategji për zhvillim ekonomik lokal e cila do të mbështesë dhe nxis përmirësim të ambientit biznesor në nivel lokal, për vitin 2019-2023. Tani është formuar një grup punues, dhe kemi filluar implementimin e planit të veprimit, u shpreh Begolli. Sipas Begollit, misioni i kësaj strategjie është krijimi i politikave për zhvillim ekonomik në nivel lokal, për të siguruar qëndrueshmëri të ekonomisë lokale në mënyrë që të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha fushat.

Image

Orientimet strategjike në këtë dokument janë: qëndrueshmëria financiare e komunave, tërheqja e investimeve të huaja, fuqizimi i ekonomisë lokale përmes investimeve në kapitalit njerëzor, shfrytëzimi i resurseve në funksion të zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, pëfundoi Begolli.

Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit, deklaroi se ambienti i të bërit biznes në nivel lokal, nuk mund të dallohet shumë nga ai në nivel vendi, edhe pse sipas tij komunat kanë hapësirë të vogël në kuadër të legjislacionit në fuqi, për të provuar të bëjnë lehtësira për biznese. “Për të realizuar këto lehtësira, mendoj se së pari duhet shfrytëzuar këto raporte dhe të gjetura, dhe duhet krijuar ekipe të caktuara në administratë për t’ju qasë këtyre të gjeturave”, u shpreh ai.

Image

Tutje, Ahmeti shtoi se këto të gjetura i kanë shërbyer Komunës se Lipjanit edhe viteve të mëhershme, dhe i kanë mundësuar të shohin se ku i kanë të metat dhe dobësitë. Si tregim të suksesit në lehtësirat biznesore, Ahmeti përmendi “projektin e thjeshtëzimit të procedurave administrative në komunë”, të financuar nga USAID.

Të gjeturat nga studimi i prezantoi Enisa Serhati, hulumtuese në Institutin Riinvest, dhe bashkëautore e studimit. Ajo deklaroi se indeksi i konkurrueshmërisë së komunave (IKK), është tregues agregat i qeverisjes lokale që vlerëson dimensione te ndryshme të qeverisjes lokale drejt ofrimet të një klime te shëndoshë afariste si dhe ambient te favorshëm për konkurrueshmëri. “Kjo është hera e dytë që Instituti Riinvest realizon studimin për matjen e IKK, dhe në këtë mënyrë kemi mundësi të bëjmë krahasim të rezultateve me vitin e kaluar”, shtoi Serhati. Sipas saj, bizneset në përgjithësi tregojnë një performancë të ngjashme të qeverisjes ekonomike komunale me vitin 2018.

Image

 

Dy nën-indekset me performancë më të lartë në nivel qendror janë ai i ‘Kostove kohore’, që tregon se sa bizneset konsiderojnë se shpenzojnë kohë duke realizuar obligimet ndaj komunës dhe ai i ‘Barrierave për hyrje në biznes’. Ndërsa nën-indeksët me performancën më të ulët kanë të bëjnë me profesionalizimin e administratës lokale, dhe me pjesëmarrjen e bizneseve në qeverisje ekonomike komunale, tha Serhati.

Sipas të gjeturave të prezantuara nga Serhati, 10 komunat me performancën më të mirë në nivel të vendit janë Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku, Gjakova, Hani i Elezit, Parteshi, Suhareka, Obiliqi, dhe Podujeva. Ndërsa shikuar vetëm në mesin e komunave te mëdha, 3 komunat me performancën më të lartë janë: Gjakova, Podujeva, dhe Prishtina.

Pas diskutimit me zyrtarë komunalë, dhe ndarjes së certifikatave për komunat me performancën më të mirë, tryezën e mbylli Alban Hashani.

Image

 

Arkiv

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë