Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Lansohet "Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë MCI"

Në hapësirat e Institutit Riinvest, është bërë lansimi zyrtar i projektit “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë (MCI)”, projekt ky i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, por i implementuar nga Institutit Riinvest.

Drejtori i Misionit të USAID në Kosovë, z. James Hope, ka deklaruar se ndjehet shumë i lumtur pasi që projekti “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë (MCI)” po implementohet sërish.

Image

Sipas tij, MCI është projekt që ka për qëllim promovimin e transparencës dhe qeverisjes së mirë në të gjithë Kosovën, dhe është dëshmuar si mjet efektiv. Ai shtoi se shumica e komunave në Kosovë si dëshmi të qeverisjes së mirë, e marrin renditjen në Indeksin Komuna të Konkurrueshmërisë – MCI, dhe krenohen me të. Gjithnjë sipas tij MCI është shkop matës që tregon se cilat shërbime duhet të përmirësohen në ambientin afarist, dhe përfshin të gjitha komunat e Kosovës (38), si dhe nxit konkurrueshmëri mes tyre duke i nxitur ato që të këmbejnë mes veti praktikat më të mira, dhe të gjejnë zgjidhje në sfidat me të cilat ballafaqohen. Në fund, z. Hope deklaroi se është krenar që Instituti Riinvest është partner i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, dhe do të implementojnë projektin.

Në anën tjetër, z. Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Riinvest, deklaroi se indeksi i konkurruëshmërisë do të nxisë konkurrencë në mes komunave për të bërë më shumë në përmirësimin e mjedisit biznesor në nivelin lokal. Ai po ashtu tha se hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës do të ndikojë në përmirësim të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të ambientit biznesor. “Indeksi i konkurrushmërisë së komunave do të ankorohet në nivelet më të rëndësishme të politik-bërjes së informuar në Kosovë. Hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës, besojmë se do të ndikojnë fuqishëm në përmirësimin fillimisht të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të mjedisit biznesor nëpër komuna, dhe i njëjti gjithashtu do të paraqesë një burim të rëndësishëm të të dhënave për të dizajnuar politikat publike. Po ashtu për faktin se Indeksi i Konkurrueshmërisë së Kosovës përfshinë të gjitha komunat e Kosovës ai do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizojë mjedisin biznesor nëpër komuna, si dhe të nxisë konkurrencën ndërmjet tyre, për të bërë shumë më shumë për aspekte të ndryshme të mjedisit biznesor dhe përmirësimin e tyre”, deklaroi Hashani.

Indeksi i Konkurrueshmërisë do të dizajnohet për të gjitha komunat e Kosovës në të cilën janë përfshirë 3100 ndërmarrje dhe grupe të fokusit për të marrë disa indikatorë cilësorë që janë vështirë të arritshme përmes anketës.

Arkiv

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë