Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory009

Çka nëse puna e papaguar do të paguhej?

Të dhënat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) për gratë dhe burrat në mbarë botën, tregojnë se gratë punojnë mesatarisht 8 orë dhe 49 minuta në ditë, duke përfshirë këtu punën e paguar dhe të papaguar; ndërsa burrat punojnë 7 orë dhe 47 minuta (WEF, 2016). Nga këto, burrat shpenzojnë vetëm 1 orë e 30 minuta në punë pa pagesë e punë të kujdesit, ndërsa gratë duke pasur barrën më të madhe të punës së kujdesit e asaj të papaguar, punojnë deri në 4 orë 47 minuta në ditë në punë të tilla.

Në mungesë të Sondazheve të Përdorimit të Kohës, Riinvest ka anketuar gratë rreth kohës që ato e kalojnë duke punuar, që rezulton se gratë mesatarisht kalojnë 7 orë e 28 minuta duke punuar në punë të paguar, dhe 2 orë e 57 minuta shtesë duke u kujdesur për familjen dhe duke kryer punë shtëpiake të papaguara. Kështu, mesatarisht, gratë kalojnë 10 orë e 25 minuta duke punuar.

Dhe kjo kohë e kaluar duke punuar, në total, nuk është paguar plotësisht. Pra, çfarë nëse do të ishte?

Një mënyrë e ilustrimit të kontributit të grave në punën e kujdesit të papaguar është vlerësimi i kohës që ato shpenzojnë në këtë lloj pune, në terma të vlerës që tregu i vë punës së tyre për orë. Kjo Riinvest storie analizon kohën që gratë shpenzojnë në punë të paguar dhe të papaguar, dhe të ardhurat shtesë që gratë do të merrnin, nëse puna e papaguar do të paguhej.

Nga anketa e Riinvest, del që gratë kanë rrogë mesatare prej 387 € në muaj, që do të thotë se paguhen mesatarisht 2.15 € në orë. Në anën tjetër, gratë punojnë përafërsisht 3 orë në ditë në punë të papaguara. Nëse puna e papaguar do të kompensohej, bazuar në vlerën e tregut të kohës për gratë e anketuara nga Riinvest, atëherë ato do të fitonin të ardhura shtesë prej 135 € në muaj, duke punuar në shtëpi - nëse llogaritet vetëm koha e kaluar duke punuar në shtëpi gjatë ditëve të punës, dhe të ardhura shtesë prej 193 € në muaj, nëse llogaritet puna e papaguar për rreth 3 orë për çdo ditë të muajit.

Këto llogaritje ndryshojnë për nivele të ndryshme të të ardhurave, megjithatë përfundimi mbetet i njëjtë - nëse puna e kujdesit të papaguar do të kompensohej monetarisht, të ardhurat e grave do të rriteshin me 35 pikë përqindje, në kalkulimin më konservator, dhe me 50 pikë përqindjeje në një kalkulim më realist. Koha e kaluar në punën e papaguar dhe të kujdesit të përditshëm, ndryshon me nivele të ndryshme pagash. Siç ndryshon edhe kostoja oportune e punëve të papaguara. Siç shihet më poshtë, rritja në diferencën midis pagës aktuale dhe pagës potenciale që mund të arrihet (nëse puna e papaguar paguhet) rritet me rritjen e nivelit të pagës, edhe pse koha e kaluar në punën e papaguar zvogëlohet me rritjen e nivelit të pagës.

Image

Përveç se është pengesë në kohën e grave, mungesa e vlerësimit dhe kompensimit të punës së papaguar - e cila është kryesisht barrë e gruas - nënvlerëson gjithashtu kontributin e saj të përgjithshëm ekonomik. Kështu, kjo analizë e të ardhurave shtesë të nxjerra nga puna e papaguar, ilustron kontributin monetarizues të grave në ekonomi, përtej punës së paguar.

Arkiv

Cila është vlera e prokurimit publik në ekonominë kosovare?

Më shumë

A po përmirësohet ambienti biznesor në Kosovë?

Më shumë

Kosova: E fundit mes të pabarabartëve

Më shumë

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

Fuqia e Diasporës!

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Më shumë

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Më shumë

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë