Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory001

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

“Rritja ekonomike jo gjithmonë shpie në rritje të të ardhurave personale. Por, patjetër që mund të ndihmojë në ketë drejtim!” Kështu fillon një artikull i publikuar ditë më parë në gazetën prestigjioze “The Economist” i cili kishte për qëllim të përshkruaj me pak fjalë lidhjen në mes të luhatjeve ekonomike dhe të ardhurave personale.

Ngjashëm, mbi këtë hipotezë mund të analizojmë edhe raportin në mes të ardhurave personale në nivel sektorësh ekonomik dhe performancës në sektorët respektiv, sidomos në sektorët pro-ciklik si industria përpunuese apo ndërtimi.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për periudhën 2008-2014 pak a shumë konfirmojnë supozimin në artikullin e mësipërm. Gjatë kësaj periudhe 7 vjeçare, të ardhurat personale kishin shënuar rritje në pothuajse të gjithë sektorët e raportuar sipas nomenklaturës së klasifikimit të aktiviteteve ekonomike në Komunitetin Evropian – NACE. Norma mesatare e rritjes së të ardhurave personale në Kosovë në këtë periudhë rrumbullakohej në 4.2% pothuajse aq sa ishte edhe norma mesatare e rritjes ekonomike për të njëjtën periudhë. Paga mesatare në Kosovë, duke mos përfshirë administratën publike, në vitin 2008 ishte 275 EUR ndërsa shtatë vite më vonë ajo arriti në rreth 350 EUR.

Image

Mirëpo, të ndalemi pak te sektorët veç e veç. Sipas këtyre të dhënave, Tregtia me shumicë dhe pakicë përbën sektorin më të madh në pikëpamje të numrit të ndërmarrjeve aktive apo qarkullimit të përgjithshëm. Për më tepër një e treta e të punësuarve formal i takojnë këtij sektori. Sidoqoftë, madhësia e sektorit është jo domosdoshmërisht në raport të drejtë me të ardhurat personale. Gjithnjë sipas të dhënave të publikuara nga ASK, Teknologjia informative dhe Komunikimet pavarësisht që janë ndër sektorët më të vegjël, konsiderohen si sektorët më atraktiv sa i përket të ardhurave personale. Paga mesatare në këtë sektor gjatë periudhës 2008-2014 ishte 778 EUR apo trefish më e lartë në krahasim me Tregtinë me shumicë dhe pakicë. Pastaj renditen sektori Minerar dhe ai Energjetik ku pagat mesatare gjatë kësaj periudhe ishin 423 EUR respektivisht 550 EUR. Vlen të theksohet se në këto të dhëna nuk janë të përfshira të ardhurat nga sektori i Bujqësisë. Për shkak të shkallës së lartë të informalitetit, nuk dihet numri i saktë i të punësuarve në këtë sektor si dhe të ardhurat që ata realizojnë. Të dhënat nga regjistrimi i bujqësisë në vitin 2014 tregojnë që afërsisht 20% e të gjithë të punësuarve i takojnë sektorit të bujqësisë.Image

 

Arkiv

Cila është vlera e prokurimit publik në ekonominë kosovare?

Më shumë

A po përmirësohet ambienti biznesor në Kosovë?

Më shumë

Çka nëse puna e papaguar do të paguhej?

Më shumë

Kosova: E fundit mes të pabarabartëve

Më shumë

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

Fuqia e Diasporës!

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Më shumë

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë