Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory007

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Për herë të parë kur punëtorët u ngritën në protestën e Majit, në përpjekje për përmirësimin e kushteve të punës, ishte në vitin 1860, me qëllimin kryesor arritjen e orarit të punës prej 8 orëve në ditë. Kushtet e punës ishin mjaft të vështira dhe ishte shumë e zakonshme që të punohet nga 10 deri në 16 orë në ditë në kushte të pasigurta. Vdekja dhe lëndimet ishin të zakonshme për shumë vende të  punës.

Megjithëse kushtet e punës janë përmirësuar dukshëm që nga ajo kohë; rritja e dinamikës së punës dhe një ekonomi gjithnjë në ndryshim, kanë çuar në një trend në rritje të orëve të punës, ku përqindja e njerëzve që punojnë më shumë se 48 orë në javë në Kosovë, tregon po ashtu një trend rritës. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 60 përqind e të punësuarve punojnë mesatarisht 40-48 orë në javë. Për më tepër, 10 përqind e njerëzve punojnë 60 ose më shumë orë në javë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të këtij viti, kjo storie jep një pasqyrë të gjetjeve nga anketa e fundit me gra punëmarrëse në tërë Kosovën. Përderisa burrat kanë tendencë të punojnë më gjatë se sa gratë, më konkretisht rreth 30 përqind e burrave në Kosovë punojnë më gjatë se 48 orë në javë; anketa e Riinvest-it tregon se gratë punojnë mesatarisht 6 ditë në javë (që është e barasvlershme me një javë pune prej 48 orësh). Kjo mesatare është e ndikuar nga numri i ditëve të javës për gratë që punojnë në sektorin privat, pasi që numri i ditëve të punës për gratë që punojnë në sektorin publik është mesatarisht 5 ditë në javë.

Duke i shtuar analizës mesataren e kompensimit për këta dy sektorë, shohim se gratë në sektorin privat punojnë mesatarisht një ditë më shumë në javë, që i bie të jetë 20 përqind më shumë se gratë e punësuara në sektorin publik, për deri sa paguhen 26 përqind më pak. 

Image

 

Përveç 7 orë e 30 minuta që gratë punojnë mesatarisht në një punë me pagesë, ato shpenzojnë 3 orë shtesë për kujdes dhe punë të shtëpisë që nuk paguhen. Kështu, gratë punojnë 10 orë e 30 minuta në mesatare, në atë që njihet si orar i dyfishtë.

 

Arkiv

Cila është vlera e prokurimit publik në ekonominë kosovare?

Më shumë

A po përmirësohet ambienti biznesor në Kosovë?

Më shumë

Çka nëse puna e papaguar do të paguhej?

Më shumë

Kosova: E fundit mes të pabarabartëve

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

Fuqia e Diasporës!

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Më shumë

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Më shumë

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë