Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë

BAROMETRI I PROKURIMIT PUBLIK (X-INDEX) 2020

Komunikatë për media

Instituti Riinvest, sot, me 29 korrik publikoi raportin ‘Barometri i prokurimit publik (x-Indeks) 2020’. Ky studim prezanton rezultatet e indeksit të prokurimit – i cili duke përdorur të dhënat nga platforma e prokurimit elektronik, mat në mënyrë objektive se në çfarë mase po respektohen praktikat më të mira në prokurim publik nga komunat e Kosovës. Hulumtimi është mbështetur nga projekti TEAM (Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse) i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatohet nga DAI. Ky është viti i tretë që Instituti Riinvest, i mbështetur nga projekti TEAM nxjerr këtë indeks.

Image

 

Tryezën e hapi Alban Hashani, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest. Ai deklaroi se ky indeks ka për qëllim të prodhojë në bazë krahasuese tregues të rëndësishëm të prokurimit publik për të gjitha komunat e Kosovës. Sipas Hashanit, ky indeks bazohet në një metodologji të konsoliduar, e kontekstualizuar për rrethanat e Kosovës, e cila paraqet një burim të jashtëzakonshëm të të dhënave parësore që analizojnë prokurimin publik në një kontekst lokal.

Ndërkohë, Afërdita Mekuli, udhëheqëse e projektit TEAM, theksoi se x-indeks është një mjet i sofistifikuar statistikor i cili ka për fokus të rritë efikasitetin dhe konkurrencën. Me rëndësi të potencohet është fakti se gjendja është përmisuar përgjatë viteve duke përjashtuar vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. USAID TEAM ka ndihmuar KRPP që prokurimi në komuna të digjitalizohet dhe specifikisht gjatë kohës së pandemisë, bizneset nuk kanë pasur nevojë që të dorëzojnë dosjet e tyre fizike për shkak të digjitalizimit të bërë në kuadër të këtij projekti.

Në anën tjetër, z. Sami Uka, anëtar i bordit të Komisionit Rregullativ te Prokurimit Publik deklaroi se objektivat e KRPP janë që të punohet në transparencë dhe llogaridhënie. Përmes bashkëpunimit profesional me USAID, është arritur që brenda pesë viteve të kalohet nga një sistem të prokurimit tradicional në një sistem të prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’. Kjo platformë është unike dhe përfshin shumë module dhe konsiderohet si mjet i pazëvendësueshëm për OJQ-te, mediat, qytetarët pasi që ofron shumë informata relevante që lidhen me prokurimin publik. Po ashtu, Z. Uka theksoi se KRPP është duke punuar edhe në çështjen e efikasitetit në prokurim publik duke u fokusar më shumë në ndryshimet ligjore.

Gjetjet e këtij raporti i prezantoi Tringë Shkodra, hulumtuese në Institutin Riinvest dhe autore e raportit. Sipas këtyre gjetjeve, performanca e komunave për vitin 2020 në prokurim publik është më e dobët krahasuar me vitin 2019. Ajo theksoi se ky rezultat, mes tjerash, vjen si rezultat i përdorimit në masë më të vogël të mjeteve që nxisin konkurrencën, pranimit më të ulët të ofertave për një thirrje si dhe dhënies së një numri të madh të kontratave përmes procedurës së negociuar pa publikim (PNpP).

Më pas, Shkodra prezantoi edhe rezultatet e x-indeksit për të gjitha (38) komunat e Kosovës. Nga kategoria e komunave te mëdha, Peja ka performancën më të mirë, ndërkaq nga komunat e mesme, Klina renditet si e para. Në anën tjetër nga komunat e vogla, Hani i Elezit ka performuar më së miri.

Image

 

Pas një diskutimi të hapur, tryezën e mbylli Alban Hashani nga Instituti Riinvest.

Arkiv

Publikohet dokumenti pozicionues 'Inkurajimi i grave për të zgjedhur profesione me perspektivë'

Më shumë

Publikohet dokumenti pozicionues 'Inkurajimi i grave për të zgjedhur profesione me perspektivë'

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit Riinvest

Më shumë

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Njoftim: Shtyhet Konferenca Ndërkombëtare 'Aktivizimi i Burimeve të Zhvillimit Ekonomik'

Më shumë

Publikohet raporti kërkimor 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor'

Më shumë

Përballja me Covid -19: Trendi dhe Ndikimet Sociale e Ekonomike

Më shumë

Publikohet raporti studimor ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ 2020

Më shumë

THIRRJE II PER APLIKIM

Më shumë

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Mbahet konferenca "Korrupsioni nga ana e ofertës"

Më shumë

Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku dhe Gjakova, renditen më së miri në IKK

Më shumë

Mbahet sesioni i dytë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë