Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Publikohet raporti studimor ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ 2020

Sot, prezantimi i raportit ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave (MCI)’ 2020 u organizua përmes platformës Google Meet për shkak të situatës së krijuar nga gjendja pandemike COVID-19. Tryezën e hapi drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, z. Alban Hashani. Hashani deklaroi se ky indeks ka për qëllim që të vejë në baza krahasimtare, indikatorë të rëndësishëm të konkurrueshmërisë nëpër komunat e Kosovës. Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave bazohet në një metodologji tashmë të konsoliduar e cila paraqet një burim të jashtëzakonshëm të të dhënave primare për të analizuar mjedisin biznesor në kontekst lokal, tha Hashani.

Ai më tej shtoi se indeksi ka 8 nën-indekse, të cilët përfshijnë: barrierat e hyrjes në biznes; transparenca; pjesëmarrja dhe parashikueshmëria; kostot kohore; taksat dhe tarifat; administrata lokale; fuqia punëtore dhe shërbimet mbështetëse; dhe infrastruktura lokale. Ky indeks u zhvillua duke përdorur të dhënat nga një anketë e realizuar me 3,337 biznese. Përveç anketës, janë zhvilluar edhe fokus grupet u zhvilluan me bizneset në nivelin lokal. Për shkak të pandemisë COVID-19, shumica e diskutimeve të grupeve të fokusit u zhvilluan përmes internetit. Në fund, Hashani falënderoi USAID për mbështetjen në këtë projekt dhe shprehu gatishmërinë e Institutit Riinvest për të punuar me komunat në identifikimin e dobësive dhe shkëmbimin e praktikave më të mira që mund të përsëriten në të gjitha komunat.

Znj. Alison Case nga USAID, përmes një mesazhi të regjistruar, vuri në dukje se Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020 përgjigjet kërkesës së qeverive komunale për të marrë vendime bazuar në të dhëna. Ajo gjithashtu theksoi se në vazhdimësi të prezantimit të raportit, partneri i USAID-it Riinvest do të mbajë takime konsultative në të gjithë Kosovën për të diskutuar më gjerësisht mbi mësimet e nxjerra. Ajo shtoi se këto takime konsultative janë një mundësi për të inkurajuar bashkëpunimin midis komunave dhe sektorit privat, duke e sjellë qeverinë komunale edhe më pranë qytetarëve dhe plotësimit të nevojave të tyre. Të gjitha këto aktivitete - raporti, konsultimet dhe mësimet e nxjerra - do të ndihmojnë komunat e Kosovës të identifikojnë fusha specifike për përmirësim.

Znj. Fetije Begolli nga Ministria e Qeverisjes Lokale prezantoi punën që ministria po bën aktualisht për të mbështetur komunat në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe performancën e tyre të përgjithshme. Ajo theksoi se ministria ka bazuar mbështetjen financiare për komunat me performancën e tyre, përfshirë këtu disa nga indikatorët që janë objekt i analizës të nxjerrë nga raporti i MCI-së.

Raporti i MCI 2020 u prezantua nga z. Visar Vokrri, drejtor i programeve në Institutin Riinvest. Ai shpjegoi metodologjinë, si dhe rezultatet e secilit indeks dhe nën-indeks, duke përfshirë renditjen e komunave në treguesit përkatës. Ai gjithashtu prezantoi indeksin e përgjithshëm të MCI-së, si dhe një version shtesë të indeksit të MCI-së, i cili aplikon pesha për të llogaritur më mirë rëndësinë e politikave publike. Rezultatet e përgjithshme të MCI të vitit 2020 tregojnë një trend të ngjashëm me gjetjet e MCI 2019, me disa përmirësime. Dhjetë komunat me performancë më të mirë janë shumë të ngjashme me 10 performuesit më të mirë të vitit 2019. Ato përfshijnë Lipjan/ Lipljan, Gjakovë/ Đakovica, Viti/ Vitina, Rahovec/ Orahovac, Junik, Hani i Elezit/ Elez Han/ Partesh/ Partesh, Obiliq/ Obilić , Vushtrri/ Vučitrn dhe Mitrovicë/ Mitrovica. Përdorimi i peshave të politikave ndryshon pak renditjen e performancës më të mirë. Pozicioni i shumicës së komunave mbetet i njëjtë, me përjashtim të komunës së Mamushës, e cila bashkohet me listën e dhjetë performuesve më të mirë, duke e hequr Mitrovicën nga kjo listë.

Ngjarja u pasua nga një diskutim i hapur nga zyrtarë të komunave në të gjithë Kosovën. Raporti mund të shkarkohet nga ky link

Arkiv

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Mbahet konferenca "Korrupsioni nga ana e ofertës"

Më shumë

Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku dhe Gjakova, renditen më së miri në IKK

Më shumë

Mbahet sesioni i dytë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

Mbahet sesioni i parë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

75% e grave në Kosovë mendojnë se nuk ka vende të përshtatshme pune

Më shumë

PËRKUJTIM PËR PROF. EKREM BEQIRIN

Më shumë

Publikohet libri "Ekonomia e Kosovës"

Më shumë

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave

Më shumë

Lansohet “Njësia matëse e prokurimit publik”

Më shumë

Riinvest publikon animacionet “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”

Më shumë

Publikohet "Agjenda Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave"

Më shumë

Lansohet "Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë MCI"

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë