THIRRJE PËR APLIKIM
Forumi Ekonomik i Grave, i koordinuar nga Instituti Riinvest me mandat për periudhën 2020-2022, nëpërmjet projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj pandemisë COVID-19 - mbështetja e grupeve më të cenueshme te grave” i iniciuar dhe financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur fton gratë të cilat kanë qenë të punësuara në sektorin joformal dhe nuk kanë punuar gjatë kohës së pandemisë që sipas kritereve të evidentuara më poshtë të aplikojnë për të përfituar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të njëhershme në vlerë të përafërt me pagën minimale sipas legjislacionit në fuqi.
Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në zbutjen e gjendjes sociale të grave të cilat kanë humbur punën në sektorë joformal gjatë Pandemisë COVID -19, gratë/nënat vetushqyese dhe gratë që nuk përfitojnë ndihma tjera sociale.
SI TË APLIKONI?
Dokumentacioni i nevojshëm:
KOHA E APLIKIMIT
Aplikimi është i hapur nga data 29 Qershor 2020 deri me datën 15 Korrik 2020. Aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vlerësimi i aplikimeve bëhet nga një komision i përcaktuar.
Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet (i) drejtpërdrejtë në adresën e poshtëshënuar; (ii) përmes postës, apo (iii) përmes postës elektronike.
Adresa: Instituti Riinvest rruga Lidhja e Prizrenit nr.56, 10000 Prishtinë (Lagjja Tophane afër shkollës fillore Meto Bajraktari). Adresa elektronike: [email protected].
Për informacione më të hollësishme, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit: 038 244 320; apo në adresën elektronike të sipërshënuar.
Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i organizatave të shoqërisë civile me këtë përbërje: Instituti Riinvest; Rrjeti i Grave të Kosovës; Instituti Demokraci për Zhvillim(D4D); Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase; dhe Kosova-Women 4 Women, Instituti GAP.
Mbeshtetur nga: