Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Mbahet sesioni i parë i "Debate në Riinvest"

Është mbajtur sesioni i parë i “Debate në Riinvest”, ku është diskutuar “Menaxhimi i borxhit publik të Kosovës: borxhi i jashtëm dhe i brendshëm”.

Debatin e hapi drejtori i Institutit Riinvest Alban Hashani. Në pika të shkurta, Hashani foli rreth platformës “Debate në Riinvest”. Sipas tij, duke pasur parasysh që debati publik mbi situatën ekonomike dhe problemet zhvillimore në Kosovë, po dominohet nga dioptria partiake, Riinvest me mbështetjen e KFOS, është angazhuar që të krijojë një hapësirë për një debat më domethënës, duke i shfrytëzuar burimet e ekonomistëve të mirë që i ka vendi. Gjithnjë sipas Hashanit, qëllimi i kësaj platforme debatesh është që të ngritët objektiviteti i diskutimit, dhe cilësia e informimit. Debatet do të mbahen në baza mujore duke trajtuar tema të ndryshme, ndërkohë platforma do të ketë një panel të përhershëm prej 20 ekspertëve të ekonomisë, dhe varësisht prej temave këtij paneli do ti shtohen edhe ekonomistë nga organizata dhe institucione tjera, deklaroi Hashani.

Luan Shllaku, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), u shpreh tejet i kënaqur që KFOS po mbështet një platformë të tillë, e cila po iniciohet dhe po përcillet me shumë ekspertizë nga Organizata të Shoqërisë Civile. Sipas tij, ky debat duhet të jetë debat i gjerë publik, me argumente të sjella nga ekspertët, dhe si i tillë të mos lë hapësirë për interpretime politike.

Muhamet Mustafa, Këshilltar i lartë në Institutin Riinvest dhe njëherësh bashkë-autori i raportit “Menaxhimi i borxhit publik të Kosovës: borxhi i jashtëm dhe i brendshëm” ka deklaruar se kjo është një temë shumë e rëndësishme, për të cilën ne nuk jemi mësuar të diskutojmë shumë, posaçërisht viteve të fundit pasi që nuk ka qenë problem aktual. Mustafa ka deklaruar se qëllimi i këtij raporti dhe i këtij debati, është që të shohim se cilat janë ecuritë aktuale me borxhin e brendshëm dhe të jashtëm publik në Kosovë, dhe cilat probleme mund të na dalin në perspektivë.

Image

Ndërkohë, Antigona Uka, hulumtuese në Institutin Riinvest, ka prezantuar të gjetura e raportit. Sipas Ukës, Kosova ka nivel të ulët të borxhit publik. Ajo ka shtuar se në bazë të dhënave të vitit 2018, borxhi publik është 17% e GDP-së, dhe arrin afër 1 miliard euro, i cili është dukshëm më i ulët se borxhi i vendeve tjera në rajon. Borxhi publik në Bosnjë dhe Hercegovinë arrin 38% të GDP-së, në Maqedoni 41%, në Serbi 59%, në Shqipëri 71% dhe në Mal të Zi 74%. Trendi i borxhit publik, na tregon se Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi kanë një trend rritës, ndërsa Bosnja, Serbia, Shqipëria trend në rënie. Të dhënat e borxhit ndërkombëtar sipas sektorëve, na tregojnë në Kosovë në periudhën 2009-2018 janë kontraktuar borxhe rreth 610 milion euro, prej të cilave 70% janë investuar në infrastrukturë (rrugë 37%, infrastrukturë ujore 19%, hekurudhë 13%), në energji 11%, bujqësi 6%, sektorin publik 5%, në shëndetësi dhe arsim së bashku 5%, dhe të tjera 4%, deklaroi Uka. 

Valentin Toçi, profesor në Universitetin e Prishtinës  foli për objektivin zhvillimit të tregut ndërkombëtar të letrave me vlerë, ku theksoi se problematika që ndërlidhet me këtë objektivë është mungesa e gradimit kreditor. Ai shtoi se Kosova nuk ka një gradim të tillë, por edhe po ta kishte një gradim i tillë sipas tij do ta limitonte Kosovën në nivel të huamarrjes, dhe kostos së kreditimit. Sipas Toçit, borxhi publik duhet të jetë në linjë me prioritetet e zhvillimit ekonomik.

Image

Ndërkohë, Agim Demukaj nga Banka Botërore, deklaroi se Kosova qëndron mirë edhe sa i përket institucioneve për menaxhimin e borxhit, siç është Departamenti i Thesarit brenda Ministrisë së Financave.

Arkiv

Përballja me Covid -19: Trendi dhe Ndikimet Sociale e Ekonomike

Më shumë

Publikohet raporti studimor ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ 2020

Më shumë

THIRRJE II PER APLIKIM

Më shumë

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Mbahet konferenca "Korrupsioni nga ana e ofertës"

Më shumë

Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku dhe Gjakova, renditen më së miri në IKK

Më shumë

Mbahet sesioni i dytë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

75% e grave në Kosovë mendojnë se nuk ka vende të përshtatshme pune

Më shumë

PËRKUJTIM PËR PROF. EKREM BEQIRIN

Më shumë

Publikohet libri "Ekonomia e Kosovës"

Më shumë

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave

Më shumë

Lansohet “Njësia matëse e prokurimit publik”

Më shumë

Riinvest publikon animacionet “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë