Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

xindex

Lansohet “Njësia matëse e prokurimit publik”

Në hapësirat e Institutit Riinvest, në praninë e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, dhe të përfaqësuesve të institucioneve publike zyrtarisht është lansuar projekti “Njësia matëse (xindex) për aktivitetet e prokurimit publik”. Projekti i mbështetur nga programi “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM)” i USAID, ka për qëllim monitorimin dhe vlerësimin e performancës së 38 komunave të Kosovës në aktivitetet e prokurimit publik, si dhe ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve në gjithë Kosovën, në monitorimin e aktiviteteve të prokurimit publik në nivel lokal.

Image

19 përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe institucioneve tjera publike, morrën pjesë në aktivitetin e parë të projektit i cili ishte trajnim rreth praktikave më të mira të prokurimit publik, dhe njohje me modelin ‘xindex’, të ndërtuar për këtë projekt. Fillimisht, organizatat e shoqërisë civile përgjatë një periudhe 6 mujore (Janar-Qershor) do të grumbullojnë të dhënat e komunave nga aktivitetet e prokurimit publik, dhe do ti fusin në modelin statistikor ‘xindex’.

Image

Projektin e shpalli të hapur Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Riinvest. Duke u uruar mirëseardhje pjesëmarrësve, z. Hashani deklaroi se ky projekt do të na mundësojë të kemi një metodologji rigoroze në grumbullimin dhe interpretimin e të dhënave ekzistuese të komunave në prokurim publik, dhe kësisoj ti shmangemi interpretimeve subjektive. Në këtë mënyrë sipas z. Hashani, si organizata të shoqërisë civile do ta kemi shumë më të lehtë të avokojmë tek komunat dhe institucionet tjera, rreth çështjeve që kanë të bëjnë me prokurim. Sipas tij, përpos shumë aspekteve pozitive, kjo metodologji është shumë e qëndrueshme, pasi që na mundëson ta përdorim edhe në të ardhmen, duke i grumbulluar të dhënat, dhe në këtë mënyrë do të mund të analizojmë trendin e aktivitetit të komunave në prokurim publik. Ndërkohë, pikë tjetër shumë e rëndësishme e këtij indeksi sipas z. Hashani, është fakti që kjo metodologji na mundëson të krahasojmë performancën ndërmjet komunave, dhe në këtë mënyre të nxisim konkurrueshmëri ndërmjet tyre. 

Image

Ndërkohë, Stephen Carpenter, Kryeshef i Programit “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM)” të USAID, deklaroi se projekti 5 vjeçar “TEAM”, është projekt që ka për qëllim luftimin e korrupsionit, dhe si i tillë është i dizajnuar që të ndihmojë përmirësimin e prokurimit publik, së pari në nivel komunal. z. Carpenter deklaroi se në kuardër të këtij projekti, po ashtu po i ofrojnë mbështetje institucioneve të qeverisë qendrore si KRPP dhe OSHP, si dhe organizatave të shoqërise civile dhe mediave. Ndërkohë, lidhur me projektin “Njësia matëse (xindex) e aktiviteteve të prokurimit publik, z Carpenter deklaroi se duke pasur parasysh perceptimin e përgjithshëm se në prokurim publik korrupsioni është mjaft i përhapur por është e vështirë të gjenden dëshmi, ky indeks është një mjet unik tejet i rëndësishëm, pasi që na mundëson të masim performancën e komunave përmes analizës së të dhënave.

Image

Në pjesën e parë të ligjëratës, pjesëmarrësit u njohën me praktikat më të mira të prokurimit dhe me pjesën teorike të modelit statistikor ‘xindex’, ndërsa në pjesën e dytë të ligjëratës pjesëmarrësit patën mundësi të punojnë punë praktike duke mbledhur të dhënat në faqen e-prokurimi, dhe duke i futur ato në modelin statistikor.

Image
Image

 

Arkiv

Njoftim: Shtyhet Konferenca Ndërkombëtare 'Aktivizimi i Burimeve të Zhvillimit Ekonomik'

Më shumë

Publikohet raporti kërkimor 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor'

Më shumë

Përballja me Covid -19: Trendi dhe Ndikimet Sociale e Ekonomike

Më shumë

Publikohet raporti studimor ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ 2020

Më shumë

THIRRJE II PER APLIKIM

Më shumë

THIRRJE PËR APLIKIM

Më shumë

Mbahet konferenca "Korrupsioni nga ana e ofertës"

Më shumë

Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku dhe Gjakova, renditen më së miri në IKK

Më shumë

Mbahet sesioni i dytë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

Mbahet sesioni i parë i "Debate në Riinvest"

Më shumë

75% e grave në Kosovë mendojnë se nuk ka vende të përshtatshme pune

Më shumë

PËRKUJTIM PËR PROF. EKREM BEQIRIN

Më shumë

Publikohet libri "Ekonomia e Kosovës"

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë