Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Zyrtarizohet marrëveshja ndërmjet Riinvest dhe Institutit të Vienës për Studime Ekonomike (wiiw)

Instituti Riinvest dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) kanë zyrtarizuar “Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik”. Marrëveshja e memorandumit e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest z. Alban Hashani, dhe zëvendës drejtori i Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) z. Mario Holzner, ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve për hulumtime cilësore në fushën e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Në ceremoninë e zyrtarizimit të memorandumit, z. Muhamet Mustafa, njëri nga themeluesit e Institutit Riinvest, përshëndeti të pranishmit dhe uroi nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se me një marrëveshje të tillë Instituti Riinvest dhe “wiiw” po e zhvillojnë tutje bashkëpunimin ndërmjet tyre për projekte dhe hulumtime të përbashkëta.

Image

Ndërkohë, zëvendës drejtori i Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) z. Mario Holzner, deklaroi se nënshkrimi i një memorandumi të tillë, është vetëm formalizim dhe vazhdimësi e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) dhe Institutit Riinvest, bashkëpunim ky i cili sipas tij vazhdon për rreth 20 vite.

Image

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, shpalosi pikat kryesore të memorandumit. z. Hashani deklaroi se formalizimi i këtij bashkëpunimi si qëllim kryesor ka forcimin e pozitës së Riinvest-it, dhe mundësimin e përdorimit sa më të mirë të burimeve dhe kompetencave të të dy organizatave.

Image

Tutje, z. Hashani deklaroi se “wiiw” dhe Riinvest do të krijojnë një task-forcë të përbashkët për të identifikuar mundësitë e aplikimit dhe projekteve të ndryshme kërkimore, në mënyrë të veçantë në kuadër të kornizës së horizontit 20-20. z. Hashani po ashtu theksoi se “wiiw” në periudhë afat-shkurtë ka treguar gatishmëri ta mbështes Riinvest-in, me ndihmën e nevojshme teknike për ndërtimin e kapaciteteve për parashikimin e trendeve ekonomike. Nw fund, z. Hashani deklaroi se të dy organizatat gjithashtu janë pajtuar të mbështesin mobilitetin e stafit për punë kërkimore në projekte të përbashkëta dhe çështje të mësimdhënies, si dhe në organizimin e konferencave të ngjarjeve të përbashkëta në Kosovë dhe Austri.

Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), është ndër institutet më prestigjioze për studime ekonomike në Evropë. 

Image
z. Holzner ne rrjete sociale

 

Arkiv

Njoftim për Fituesit e Çmimit “Profesor Ekrem Beqiri” 2025

Më shumë

Instituti Riinvest prezanton raportin “Çfarë miksi i energjisë na duhet?”

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër lll

Më shumë

Tryezë diskutimi: Integriteti i sektorit privat; korrupsioni nga ana e ofertës

Më shumë

Tryezë diskutimi në kuader te iniciativës rajonale ’’Partneriteti për një Rajon Konkurrues’’

Më shumë

Forumi i Palëve të Interesit i Projektit ''Policy Answers"

Më shumë

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë