Bordi i Institutit RIINVEST në mbledhjen e tij të mbajtur më 18 maj 2017, aprovoi kërkesën e Dr.Lumir Abdixhikut, për dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit RIINVEST për shkak të angazhimit të tij në politikë.
Në këtë mbledhje Bordi emëroi Dr.Alban Hashanin në postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit RIINVEST, i cili deri tash ishte Drejtor për Hulumtime në këtë Institut. Dr. Alban Hashani ka doktoruar në Britani të Madhe nga fusha e ekonomisë dhe ka zhvilluar karrierë të suksesshme në fushën akademike.
Bordi falënderon z.Abdixhiku për kontributin e tij shumë të vlefshëm në Institutin RIINVEST. Njëkohësisht, Bordi i uron punë të suksesshme në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv Dr. Alban Hashanit.
Bordi është i bindur se me këtë zgjedhje Instituti RIINVEST, si think-tank i pavarur, do të vazhdojë të përmbushë me sukses misionin e tij në promovimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës të bazuar në filozofinë bashkëkohore të ndërmarrësisë.