Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

Akademia Zhvillimore II

Komuna dhe biznese përfitojnë grante

Njëmbëdhjetë përfitues, përfshirë tetë biznese dhe tri komuna të Republikës së Kosovës, të cilat kanë fituar grante për implementimin e projekteve të vogla me ndikim të shpejtë janë nderuar në një ceremoni solemne të zhvilluar të enjten në Prishtinë, të organizuar nga Instituti Riinvest.

Projektet zhvillimore të zbatuara, përfshijnë ndërtimin e punëtorive për përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e bimëve mjekuese në çajra natyral, prodhimin e humusit organik, dhe mes tjerash eliminimin e deponive ilegale. Komunat përfituese janë komuna e Podujevës, Obiliqit dhe Shtimës si dhe tetë biznese të vogla në rajonin ekonomik qendër.

Ceremoninë solemne e shpalli të hapur znj. Besa Luzha, përfaqësuese e organizatës “Friedrich Ebert Stiftung”, njëherit edhe njëra ndër organizatat implementuese të projektit. Sipas znj. Luzha, qëllimi kryesor i projektit ishte ndihmesa e komunave, dhe aftësimi i pjesëtarëve të bizneseve si dhe i zyrtarëve komunalë dhe të qeverisjes qendrore.

Image
Besa Luzha - “Friedrich Ebert Stiftung”

Z. Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest deklaroi se komponentja më e rëndësishme e gjithë projektit ka qenë mundësia që u është dhënë bizneseve dhe komunave për të aplikuar dhe fituar grante, të cilat përqëndrohen në përmirësimin e kushteve ekonomike të akterëve rajonal. Sipas tij, Akademia Zhvillimore, është një ndër iniciativat e para në Kosovë që aftëson zyrtarët e vendit për të menaxhuar, aplikuar dhe për të implementuar metodat e zhvillimit strategjik të BE-së dhe instrumentet tjera relevante të zhvillimit.

Image
Lumir Abdixhiku - Drejtor Ekzekutiv në Institutin Riinvest

Z. Christof Stock, shef i operimeve të Zyrës se BE-së në Kosovë, deklaroi se qëllimi kryesor i “Akademisë Zhvillimore II” është fuqizimi i kapaciteteve të zyrtarëve të qeverisjes qëndrore dhe lokale të rajonit të qendrës, sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik dhe integrim evropian, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme të Zyrës së BE-së për projekte të tilla.

Në të njëjtën ngjarje 30 ekspertët zhvillimorë të Kosovës nga tetë komunat e rajonit qendër, biznese të vogla dhe zyrtarë të ministrive të linjës, që kanë ndjekur dhe përfunduar ciklin e katërt të Akademisë Zhvillimore të Kosovës morën diplomat e tyre.

Image
Pjesëmarrës të akademisë dhe përfitues grantesh

Klasa e ciklit të katërt është ndjekur nga zyrtarë të Ministrive të linjës, të tetë komunave të rajonit ekonomik qendër (Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Graçanicë dhe Shtime), si dhe nga biznese të vogla. Pas 24 sesioneve të ligjëratave dhe pas përmbushjes së aktiviteteve kushtëzuese për përfundim të suksesshëm të Akademisë, kanë diplomuar 40 pjesëmarrës, të cilët u nderuan me diploma të enjten. Pjesëmarrësit janë propozuar nga vet organizmat udhëheqës të tyre.

Projekti ‘Akademia Zhvillimore II’ zbatohet nga Instituti Riinvest në bashkëpunim me organizatën Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

Arkiv

Konferenca Policy Dialogue on Alingning Priorities in the Western Balkans.

Më shumë

Krijojmë diferencë me projektin Policy Answer!

Më shumë

Green Talk: Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit

Më shumë

Konferenca e Institutit Riinvest: Drejt avancimit të mjedisit kërkimor dhe inovacioneve në Kosovë

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST FUQIZON PROJEKTET PER ZBATIMIN E AGJENDËS SË GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Më shumë

Rreth suksesit të trajnimit Policy Answers: Pjesëmarrësit shfaqin projekt propozime inovatore

Më shumë

RIINVEST JEP INPUTE NË LIDHJE ME PROGRAMIN KOMBËTAR KËRKIMOR NË KOSOVË

Më shumë

Tryezë diskutimi rreth Draft Strategjisë për Zhvillim Industrial në Kosovë 2023-2030 si dhe publikimin e ri të Institutit te Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw)

Më shumë

SI TË FITONI MBËSHTETJE PËR PROJEKTE KËRKIMORE NGA HORIZON EUROPE?

Më shumë

Përgatitja e aplikimeve dhe zbatimi i projekteve në Horizon Europe

Më shumë

Thirrje për Aplikim: Shkolla e Gjelbër

Më shumë

KONKURS PËR HULUMTUES/E

Më shumë

INSTITUTI RIINVEST APROVON PLANIN STRATEGJIK 2022-2027

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë