Hulumtues
Beneti ka përfunduar studimet Bachelor në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Në të njëjtën fushë ka përfunduar edhe studimet Master, ndërsa ka përvojë profesionale si në sektorin privat, ashtu edhe në atë të shoqërisë civile. Aktualisht, në Institutin Riinvest është i angazhuar si hulumtues, ku aplikon metoda të hulumtimit digjital për të hulumtuar çështjet që lidhen me aplikimin e teknologjisë dhe zhvillimet gjeoekonomike. Gjithashtu, është i përfshirë edhe në aktivitete të tjera që lidhen me projektet e Institutit, duke përfshirë analizën dhe modelimin e të dhënave.