Hulumtuese
Tringë Shkodra është një hulumtuese e përkushtuar me mbi pesë vite përvojë në metodologjitë e hulumtimit dhe analizën e të dhënave, me fokus të veçantë në efikasitetin e energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Si hulumtuese në Institutin Riinvest, ajo ka kontribuar në analiza të politikave, hulumtime ekonomike dhe zhvillimin e mjeteve për prokurimin publik dhe digjitalizimin e bizneseve. Aktivitetet e saj përfshijnë edhe iniciativa jofitimprurëse për promovimin e arsimit, uljen e varfërisë dhe zhvillimin e komunitetit.