Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Riinvest Story

#RiinvestStory008

Kosova: E fundit mes të pabarabartëve

Kosova sё bashku me Bjellorusinё, Rusinё dhe Turqinё janё vendet e fundit nё Evropё qё nuk e kanё akoma liberalizimin e vizave. Sё fundmi, Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia kanё marrё liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian. Gjeorgjia pёrgёzohet  nga BE-ja si njё reformator i sukseshёm pёr njё vend qё vetëm para nёntё viteve ka pasur njё luftё tё shkurtёr, ndёrsa Ukraina dhe Moldavia janё vende qё cilesohen si skajshmёrisht tё rrezikuara nga ndikimi rus. Po ashtu tё tria keto vende kanё miqёsi dhe lidhje tё ngushta kulturore dhe historike me vende qё janё anёtare tё BE-sё si Rumania, Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia qё gjithashtu e kanё brengё serioze politike ndikimin rus. Pёr dallim nga kёto vende, Kosova ballafaqohet me mospёrmbushje tё kritereve dhe poashtu me indiferencё dhe kundërshtime tё vazhdueshёm nga disa shtete nё BE qё nuk e njohin Kosovёn si shtet të pavarur dhe jo vetёm. Por, larg nga retorika e politikanёve rreth liberalizimit tё vizave, tё shikojmё se si figuron Kosova nё statistika tё shteteve tё Shengenit.

Sipas Transparency International, Kosova nuk ёshtё tregim suksesi nё luftimin e korrupsionit, por nё anёn tjetёr as Ukraina dhe Moldavia nuk janё shtete ku lufta kundёr korrupsionit ka pasur sukses, ato madje perfomojnё mё keq se Kosova nё kёtё fushё dhe pёrveq Gjeorgjisё tё gjitha vendet nё fqinjёsi tё BE-sё dhe nё Ballkan kanё probleme tё mёdha me korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Megjithatё nga tё gjitha kёto vende Kosova ёshtё mё e refuzuara nga BE-ja nё aplikime pёr viza.

Image

Kosova ёshtё njё ndёr vendet e para ku aplikohet mё sё shumti pёr viza  turistike. Shtetet e Shengenit qё pranojnё mё sё shumti aplikime nё Kosovo janё Gjermania dhe Zvicra, ndёrsa pёr vendet si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, shtetet ku qytetarёt e kёtyre vendeve aplikojnё janё kryesisht Polonia, Lituania dhe Italia.

Nga tё dhёnat del qё Kosova nuk figuron mirё nё indeksin e pёrceptimit tё korrupsionit, ka nivelin mё tё lartё nё rajon tё refuzmit tё vizave nga BE-ja dhe deri nё vitin e kaluar ka dhёnё azil kёrkues mё sё shumti pёr kokё banori nё fqinjёsi tё BE-sё. Pёr njё konglomerat burokratik siq ёshtё BE-ja statistikat luajnё rol shumё tё rёndёsishёm nё marrjen e vendimeve dhe pёrderisa Kosova nuk aplikon njё politikё tё mirёfilltё tё jashtme atёherё Kosovarёve nuk ju mbetet gjё tjetёr pos tё shpresojnё nё ditё mё tё mira kur shteti i tyre nuk gjendet gjithmonё i fundit, dhe sё paku nё njёrёn nga kёto fusha tё tregoj qё ёshtё njё reformator i vёrtetё.

Image

__________________________________

[1] Kёto tё dhёna pёrshijnё edhe vendet tjera tё Bashkimit Evropian qё nuk janё anetare te zonёs Shengen.

 

 

 

 

 

Arkiv

Cila është vlera e prokurimit publik në ekonominë kosovare?

Më shumë

A po përmirësohet ambienti biznesor në Kosovë?

Më shumë

Çka nëse puna e papaguar do të paguhej?

Më shumë

Sa orë në javë punojnë Kosovarët?

Më shumë

Sektori bankar në Kosovë

Më shumë

Fuqia e Diasporës!

Më shumë

MSA, një vit pas!

Më shumë

Punësimi i pasigurt: gratë në sektorin privat

Më shumë

Çfarë po ndodhë me punësimin në të zezë në Kosovë?

Më shumë

Të ardhurat personale sipas sektorëve në Kosovë. Kush sa paguan?

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë