Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Lajme

75% e grave në Kosovë mendojnë se nuk ka vende të përshtatshme pune

Në kuadër të projektit “Forumi Ekonomik i Grave” i financuar nga USAID përmes ATRC, është mbajtur tryeza “Drejt Fuqizimit: Faktorët që ndikojnë në vendimet ekonomike të grave në Kosovë".

Tryezën e hapi drejtori i Institutit Riinvest Alban Hashani. Në fjalinë e tij hyrëse, Hashani deklaroi se përderisa gratë në Kosovë përfaqësojnë gjysmën e popullsisë, ato janë të nën-përfaqësuara në tregun e punës, si punëdhënëse dhe si punëmarrëse. Si rezultat, është krijuar “Forumi Ekonomik i Grave”, me qëllim të bashkërendimit të përpjekjeve avokuese. Sipas tij, “Forumi Ekonomik i Grave” ka identifikuar katër çështje kryesore: ligjin e lehonisë, infrastrukturën e kujdesit ndaj fëmijëve, trajnimin dhe aftësimin profesional, dhe mbështetje për financim të ndërmarrësve gra. Gjithnjë sipas Hashanit, në mënyrë që të arrihet fuqizimi i grave, ato duhet të pavarësohen ekonomikisht, ndryshe do të jenë subjekt i dhunës. Si barrierë kryesore që i lë gratë jashtë tregut të punës, Hashani ka përmendur punën jo-proporcionale. Instituti Riinvest, dhe Forumi Ekonomik i Grave do të synojnë të krijojnë stimuj për sektorin privat, dhe të ofrojnë zgjedhje për gratë të futen në tregun e punës, përfundoi Hashani.

Image

Ndërkohë, zv. Drejtori i USAID Nadeem Shah, është shprehur tejet i lumtur që USAID po e mbështet Riinvestin në një projekt të tillë. Sipas tij, përderisa ekonomia e Kosovës po rritet, gratë po vazhdojnë të ballafaqohen me barriera të ndryshme; përkundër faktit që ato janë të arsimuara dhe të përgatitura profesionalisht për tregun e punës. z. Shah ka inkurajuar të gjithë shoqërinë kosovare, që të punojë së bashku për të shikuar mundësitë e fuqizimit më të madh të gruas në ekonomi.

Dita Dobranja, hulumtuese në Institutin Riinvest dhe bashkë-autore e raportit, prezantoi gjetjet kryesore të këtij hulumtimi të realizuar me 500 respondente gra të punësuara dhe të pa puna në gjithë Kosovën. Dobranja deklaroi se ngjashëm me hulumtimet e mëhershme të Institutit Riinvest, gratë e punësuara në sektorin privat punojnë një ditë më shumë çdo javë, dhe paguhen 26% më pak se gratë e punësuara në sektorin publik. Një gjetje tjetër e rëndësishme, sipas raportit të prezantuar nga Dobranja, është që gratë, si ato të punësuara, si ato që janë duke kërkuar punë, ballafaqohen me barriera të ngjashme gjatë aplikimit për punë, duke filluar nga mungesa e vendeve të përshtatshme të punës, dhe duke vazhduar te mungesa e kohës për të punuar për shkak të obligimeve shtëpiake dhe të kujdesit. Raporti ka pasur për qëllim t’i identifikojë faktorët që mund të përmirësohen në mënyrë që t’i mundësojnë grave qasje në tregun e punës dhe punësim më të lehtë. Faktorët kryesor të identifikuar nga hulumtimi janë: qasja në vende të përshtatshme të punës, për rreth 75% të grave; qasja në trajnime profesionale, për rreth 60% të grave, si dhe mundësitë për punë me orar fleksibil për mbi 50% të grave. Gratë, si ato të punësuara si ato që janë duke kërkuar punë, konsiderojnë që qasja në çerdhe dhe angazhim më i madh i partnerëve në kujdesin ndaj fëmijëve, me anë të pushimit prindëror, do t’i ndihmonte ato të marrin pjesë në tregun e punës, përfundoi Dobranja.

Image

Igballe Rogova, drejtoreshë në “Rrjeti i Grave të Kosovës”, deklari se gjendja e grave në Kosovë është shumë më e mirë se para dy vitesh, kur u themelua “Forumi Ekonomik i Grave”. "Gratë të cilat nuk janë të fuqizuara ekonomikisht, kanë shumë më shumë mundësi të jenë pre e dhunës", deklaroi Rugova. Sipas saj, duhet bërë ende shumë punë që gjendja të përmirësohet.

Ndërkohë, Venera Demukaj, nga “RIT Kosovo”, u shpreh se nga një perspektivë ekonomike, mos-kyçja e gruas në tregun e punës, paraqet jo-efiçiencë, e shkaktuar nga një performancë ekonomike nën pikën e optimumit, apo kapacitetit të plotë. "Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, pa kyçjen e gruas në tregun e punës", deklaroi Demukaj.

Image

Pas diskutimeve të panelistëve të tjerë nga organizata të shoqërisë civile, tryezën e mbylli Alban Hashani, duke ritheksuar se Riinvest do të vazhdojë me përpjekjet e saj në fuqizimin e gruas në ekonomi.

Arkiv

Publikohet libri "Ekonomia e Kosovës"

Më shumë

Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave

Më shumë

Lansohet “Njësia matëse e prokurimit publik”

Më shumë

Riinvest publikon animacionet “Ndërmarrësia e grave” dhe “Gratë në tregun e punës”

Më shumë

Publikohet "Agjenda Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave"

Më shumë

Lansohet "Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë MCI"

Më shumë

Zyrtarizohet marrëveshja ndërmjet Riinvest dhe Institutit të Vienës për Studime Ekonomike (wiiw)

Më shumë

Mbahet tryeza "Ndërmarrësia e grave"

Më shumë

Prezantohen gjetjet e raportit "Përgjigje ndaj sfidave ekonomike" dhe "Terapi për shëndetësinë"

Më shumë

Publikohet raporti "Gratë në Tregun e Punës"

Më shumë

Njoftim nga mbledhja e Bordit të Institutit RIINVEST

Më shumë

Aktivizimi i Burimeve te Zhvillimit Ekonomik

Më shumë

Nënshkruajnë Marrëveshje për publikimin e Pasqyrës Makroekonomike

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë