Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Ekipi

Drejtor për programe

VISAR VOKRRI

Visari i është bashkuar Institutit në korrik të vitit 2014 në cilësinë e hulumtuesit të avancuar. Visari ka mbaruar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në fushën e menaxhmentit. Për më tepër, ai ka mbaruar studimet master në Universitetin e Nottingham-it në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e zhvillimit ekonomik dhe analizë të politikave ekonomike me fokus të veçantë në Politikat tregtare. Në vitin 2019, Visari ka përfunduar studimet e doktoraturës në ekonomiks në Universitetin Politeknik të Marche-s në Ankona të Italisë, me fokus në tregtinë ndërkombëtare. Visari, gjithashtu, është i angazhuar edhe në cilësinë e ligjëruesit të lëndëve Sistemi ekonomik ndërkombëtar dhe Ekonomia evropiane në Kolegjin Riinvest. Para se t’i bashkohej Institutit “Riinvest”, Visari ka punuar në institucione të ndryshme qoftë në sektorin privat apo publik në Kosovë përfshirë sektorin bankar, procesin e privatizimit në Kosovë, projekte të UNDP-së, EBRD-së dhe Bankës Botërore, dhe po ashtu në Qeverinë e Kosovës. Gjithashtu, Visari ka qenë i angazhuar në aktivitete të ndryshme hulumtuese dhe avokuese lidhur me qeverisjen e hapur, potencialin eksportues të Kosovës, zhvillimin e tregut në industrinë e përpunimit të ushqimit dhe shumë projekte të tjera lidhur me zhvillimin e sektorit privat.

Arkiv

MUHAMET MUSTAFA

Më shumë

SAXHIDE MUSTAFA

Më shumë

PËLLUMB ÇOLLAKU

Më shumë

GENT BEQIRI

Më shumë

LIRIDON KRYEZIU

Më shumë

HALIM MAHMUTI

Më shumë

TRINGË SHKODRA

Më shumë

ALMA BAJRAMAJ

Më shumë

BENET MALOKU

Më shumë

ERISA KALLABA

Më shumë

ISREN FEJZULLAHU

Më shumë

ERANDA BASHOLLI

Më shumë

MENSUR MUSTAFA

Më shumë

Shkarko Raportin

Ekipi Ynë