Me datë 28.02.2023, në ora 17:30, do të mbahet ligjërata e radhës me temë "Ekonomia Qarkore në kontekst të Tregtisë Ndërkombëtare" në kuadër të Green School. Ligjërata do të ligjërohet nga Visar Vokrri, ku në pjesën e dytë do të shoqërohet nga Ariel Shabani për të ndarë përvojat e tij.
Ariel Shaban është aktualisht Menaxher i Zhvillimit të Biznesit në KIVO LLC, prodhuesi në Kosovë i ambalazhimit fleksibël të plastikës, dhe një nga kompanitë kryesore në këtë sektor në rajonin e Ballkanit. Ai gjithashtu vepron si konsulent zhvillimi për REKS LLC, një kompani riciklimi të plastikës, gjithashtu në Kosovë, dhe aktualisht një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më cilësorë të këtij produkti në Evropën Lindore. Z. Shaban ka punuar më parë si konsulent, zhvillues biznesi, ekspert PR dhe marketingu për kompani si Deloitte dhe Raiffeisen Bank në sektorin komercial, por gjithashtu si konsulent zhvillimi strategjik dhe komunikimi për një gamë të gjerë organizatash në sektorin jo-fitimprurës. Në kohën e lirë, zoti Shaban është një regjisor dhe skenarist i arrirë.