Punetoria tre ditore, ka per qellim zhvillimin e kapaciteteve lokale ne hartimin e dokumenteve strategjike.
Qëllimi primar i këtij projekti është që të kontribuoj në përmirësimin e zhvillimit të politikave në nivel lokal në katër komuna të Kosovës – Gjilan, Shtërpce, Obiliq si dhe Graçanicë. Në mënyrë specifike, përmes ofrimit të asistencës teknike ky aktivitet synon avancimin e njohurive të zyrtarëve lokal lidhur me zhvillimin e Strategjive për Zhvillim Socio-Ekonomik në nivel lokal. Për më tepër, projekti gjithashtu ka për qëllim ngritjen e efiçiencës së qeverive lokale në adresimin e nevojave të qytetarëve si dhe përmirësimin e komunikimit në mes të komuniteteve jo shumicë dhe komunitetit Kosovar/Shqiptar.
Ky projekt financohet nga USAID, dhe implementohet nga CDF dhe Instituti Riinvest.