Qëllimi i këtij raporti është të rrisë ndërgjegjësimin e akterëve kryesorë në komunitetin e biznesit në Kosovë mbi rëndësinë e respektimit të parimeve etike në bërjen e biznesit me qëllim të reduktimit të korrupsionit dhe ryshfetit nga ana e bizneseve (korrupsioni nga ana e ofertës) përmes ushtrimit të zero tolerancë kundër praktikave korruptive. Raporti është përgatitur duke u bazuar në hulumtimin dytësor lidhur me identifikimin e boshllëqeve të legjislacionit vendor në trajtimin e kësaj çështjeje, në eksplorimin e përvojave ndërkombëtare dhe gjithashtu në bazë të rezultateve të një ankete të realizuar me 500 biznese dhe intervista të mbajtura në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës.